Alarmon profesori: Në Serbi do të fitojë koalicioni i errësirës – ky është qëllimi i tyre!

Politika

Alarmon profesori: Në Serbi do të fitojë koalicioni i errësirës – ky është qëllimi i tyre!

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Profesori Binak Maxharraj, për “Bota sot” ka komentuar zhvillimet në vend, e po ashtu edhe zgjedhjet në Serbi të cilat do të mbahen nesër (e diel).

Ai thotë se Serbia nuk ndahet nga Rusia, kurse kjo e fundit, po dëshiron të hap shteg për një luftë të re në Ballkan, më saktë në Kosovë.

“Serbia e ka vëlla Rusinë dhe nuk ç’kapet nga ajo, por Serbia po tenton që Rusinë ta afrojë nga Evropa kah Ballkani, sidomos tani kur është në luftë me Ukrainën po tenton përmes Serbisë të hapë ndonjë shteg lufte në Ballkan në Kosovë, Mal të Zi apo në Bosnjë. Por, ajo me tragjikja është sulmi terrorist i 24 shtatorit kur bandat dhe kriminelët ia mësyen “luftës në Kosovë” me dirigjimin planimetrik të vetë shtetit serb dhe Vuçiqit jo për të destabilizuar Kosovën por mundësisht për ta pushtuar veriun. Por dolën huq, nuk u lejuan nga djemtë trima të policisë së Kosovës e cila edhe pse ata shumëfishë më të armatosur me armë të sofistikuara të futura fshehurazi në Kosovë në Manastirin e Banjskës, u mundën”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se në Serbi ka vetëm kriminelë me të cilët edhe vetë Vuçiq bashkëpunon, andaj edhe populli serb nuk dinë për të kaluarën ose të vertetën e Serbisë, që ka qenë agresore ndaj Kosovës, duke shtuar se ata sot e kësaj dita maskohen duke fshehur të vertetën.

“Po si arriti Vuçiq të luaj një lojë kaq përfide me të gjithë liderët perëndimor si nga Evropa ashtu edhe nga Amerika. E ka arrit këtë me mjaft mençuri sepse Vuçiq e lujti edhe lojën brenda përmbrenda shtetit të vetë. Vuçiq në vend që të kujdeset për zhvillimin e vendit të vetë në të gjitha fushat, në vend që të zhvillojë demokracinë e mirëfillët, brenda vendit ai po e rrit autokracinë, bënë lidhje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me bandat kriminele të sojit Radojçiq, Veseleninovit, lejon në vendin e vetë të zhvillohet krimi dhe korrupsioni i organizuar ku edhe vetë është pjesëmarrës përmes grupeve të tij. Për vite të tëra trumbetoi se nuk do ta njoh pavarësië e Kosovës, bile edhe tenton të arrijë ndonjë ç’njohje.

Në veçanti në Serbi pos krimit të organizuar, korrupcionit melagoman me pasuri të çmendur të njerëzve kriminel të rrethit të ngushtë të tij. Në Serbi asgjë nuk ka demokratike veç një llojë si diktaturë. Në Serbi janë në fuqi antivlerat, bëhet propaganda me idetë profashiste që për qellim kanë errësirën, urrejtjen ndaj popujve tjerë, sepse është në shtim e sipër nacionalizmi ekstrem në Serbi, është në shtim e sipër urrejtja e të rinjve ndaj popujve tjerë e sidomos ndaj shqiptarëve. Në Serbi nuk thuhet e vërteta për Kosovën dhe shqiptarët, por filtet gjoja se shqiptarët janë ata që u bëjnë te këqija serbëve që i detyrojnë të shpërngulën qe njëqind vjet më parë, opinion në Serbi nuk është i njohur për luftën e Kosovës, për vrasjet e mbi 13 mijë shqiptarëve, për përdhunimin e mbi 20 mijë nënave, vajzave dhe bijave tona, për shkatërrimin e mbi 200 mijë shtëpive, nuk dijën për vrasjet e dyfishta që regjimi kriminel i Millosheviqit ia bëri të vrarëve dhe masakruarve shqiptarë duke i varrosë nëpër Kosovë dhe pastaj duke i zhvarros dhe varrosë përsëri nëpër Serbi si nëpër lumenjë, liqene në Batajnicë e gjetiu. Aq larg ka shkuar indoktrinimi ideofashist në Serbi sa që të rinjëve serb por edhe opinionit të gjerë serbë nuk u thuhet e vërteta për shqiptarët, nuk u thuhet e vërteta për krimet dhe gjenocidin serb që bëri Millosheviqi në Kosovë, ato edhe sot pas 30 viteve maskohen”, shprehet ai.

Në fund, Maxharraj thotë se, zgjedhet nesër fatkeqësisht do t’i fitojë Vuçiqi i cila ka bërë koalicon me Sheshelin dhe Nikoliqin, të dy këta të dënuar nga Haga.

Ai thot ëse qëllimi i këtij koalicioni është krijimin i trubmulencave me erë lufte sepse në plan të parë të këtij koalicioni është “Bota Serbe”.

Pra, e tërë fushata parazgjedhore në Serbi po zhvillohet rreth strumbullarit të Kosovës. Në këto zgjedhje sikur profashistit dhe Çetnikut Vuçiq sikur i ka humbë sado pak elektorati e ka kap paniku. Prandaj edhe aleancat paraelektorale janë të zakonshme. Kështu nga frika e zgjedhjeve se Vuçiq po bënë kaolicion me kriminelë pro fashist të regjimit të Millosheviqit si me kryeçetnikun Vojisllav Sheshel i dënuari në Hagë doktrina e të cilit është e njohur se të “gjithë shqiptarët duhet ndjekë përtej Bjeshkëve të Kelmendi”, por edhe me Tomisllav Nikoliq, poashtu një kriminel i kohës së Millosheviqit. Meqënëse në Serbi opozita nuk është e fuqishme sa duhet për shkak të ekzistencës së nacionalizmit ekstrem të partisë në pushtet e ka përfshirë të terë Serbinë në sitilin e broçkullës serbe se vetëm bashkimi i “nacionalizmit ekstrem mund ta shpëtoi Serbinë, mund të kthejë Kosovën në gjirin e sajë”. Ne këtë stil me plot antivlera u zhvillua fushata ekstreme në Serbi kundër vlerave të mirëfillta të botës demokratike perëndimore.

Krejt kjo këtë te diele çon në fitoren e koalicionit ekstrem nacional fashist, koalicionit të errësirës Vuçiq-Sheshel-Nikoliq të cilët nuk e kanë qëllim bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, por krijimin e trubmulencave me erë lufte sepse në plan të parë të këtij koalicioni është “Bota Serbe”, njësoj sikur ajo e Millosheviqit kur e zhbëri ish-Jugosllavisë përmes katër luftërave sipas doktrines së tij “të gjithë serbët në një shtet”, por i shkoj huq.

Do të dështojë edhe ky koalicion ardhshëm Vuçiq-Sheshel-Nikoliq ideja për “Botën serbe” sepse në doktrinën “Bota serbe”mbizotëron nacional shovenizmi, profashizmi, të cilat bota perëndimore nuk i duron”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat