Zgjedhjet në Serbi, publicisti mbështet publikisht koalicionin e Luginës dhe Shaip Kamberin – ka një thirrje për shqiptarët

Politika

Zgjedhjet në Serbi, publicisti mbështet publikisht koalicionin e Luginës dhe Shaip Kamberin – ka një thirrje për shqiptarët

Nga: A.M. Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 22:14
Shaip Kamberi

Nesër, më 17 dhjetor 2023, në Serbi do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në këto zgjedhje garon koalicioni me numër 13, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, bartës i kësaj liste është Shaip Kamberi.

Për këtë, publicisti Refik Hasani u bëri thirrje shqiptarëve në Serbi që të dalin sa më shumë në këto zgjedhje.

“Në përkrahje të kësaj liste i bëj thirrje publike gjithë qytetarëve për të marrë pjesë masivisht për zgjedhjet që do të mbahen nesër. 

Vetëm me pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, ne shqiptarët, në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, do të përfaqësohemi”, u shpreh ai.

Hasani tha se është i domosdoshëm përfaqësimi i shqiptarëve në Parlamentin serb, kjo që të ngritet zëri kundër padrejtësive që iu bëhen atyre.

“Vetëm në Parlament do të ngritet zëri në mbrojtje për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht.

Kjo na ndihmon se do debatohet e diskutohet edhe për diskriminimin që po vazhdon përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror”, nënvizoi publicisti.

Ndër të tjera, ai publikisht mbështeti koalicionin të cilit i prin Shaip Kambëri.

“Ftoj publikisht, gjithë votuesit të dalin masovikisht në zgjedhje nesër, dhe të rrumbullaksojnë koalicionin me numër 13 “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, bartës i kësaj liste është Shaip Kamberi”, përmbylli Refik Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat