Bojkotuan për herë të dytë fjalimin e Presidentes Osmani, analistët të ashpër me PDK-në dhe AAK-në: Ky është “inati” i tyre!

Politika

Bojkotuan për herë të dytë fjalimin e Presidentes Osmani, analistët të ashpër me PDK-në dhe AAK-në: Ky është “inati” i tyre!

Hava Orana Nga Hava Orana Më 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të dytën herë me radhë, nuk morën pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovë, ku presidentja, Vjosa Osmani, iu adresua deputetëve me fjalimin e saj vjetor.

PDK-ja ka treguar arsyjen se pse nuk vendosi të marrë pjesë në këtë seancë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe këtë vit nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Osmani, sepse e njëjta fatkeqësisht ka vazhduar të sillet në mospërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit”, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Mehmeti: E kanë inatin që Vjosa ishte përcaktuese që këta të mbetëm në opozitë

Image
Faton Mehmeti

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se këto tri parti janë në hall të rëndë, po vuajnë pasojat e keqeverisjes dhe jeta në opozitë i ka rënduar finaciarisht dhe moralisht.

“Ndër "fajtorët" për gjendjen e tyre është edhe Vjosa Osmani, si femra më e votuar ndonjëherë e që falë saj, VV arriti e vetme të formonte qeverinë. E kanë inatin që Vjosa ishte përcaktuese që këta të mbetëm në opozitë dhe për këtë gjë s’po mund të pajtohen. Bojkoti tregon mendësinë e tyre primitive, por asgjë s’më habit nga këta njerëz”, vlerëson Mehmeti.

Mehazi: Sikur të merrte fjalën miku i tyre, kryekrimineli Radojçiqi a do ta bojkotonin apo do rrinin për ta dëgjuar me sy e vesh të dashurin e tyre Radojçiqin?

Image
Sulejman Mehazi

Po ashtu, edhe profesori nga Maqedonia, Sulejman Mehazi, ka komentuar ҫështjen e bojktotit të partive opozitare, duke thënë se për fat të keq asnjë nga partitë opozitare evropiane nuk do vepronin në këtë mënyrë sikurse partitë opozitare PDK dhe AAK që treguan injorancë politike jo vetëm ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, por edhe ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Bojkotimi i fjalimit vjetor festiv të Vjosa Osmanit nga PDK-ja dhe AAK-ja e ka kuptimin e arrogancës dhe papjekurisë politike ndaj çdo gjëje, ndaj presidentes, qeverisë, qytetarëve e Republikës së Kosovës, veprimet bojkotuese të PDK-së dhe AAK-së janë të njëllojta e të barabarta me bojkotimet politike e diplomatike të fuksionarëve dhe diplomatëve serbë ndaj Kosovës. Sa herë ku kanë marrë pjesë me fjalimet e tyre Presidentja e Kosovës, Osmani, kryeministri i Kosovës, Kurti dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Gërvalla nër shtetet e ndryshme evropiane të njëjtat veprime bojkotuese i kanë bërë Brnabiqi, Daçiqi dhe Vuçiqi”, thekson Mehazi.

Profesor Mehazi në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ndër të tjera pyet partitë opozitare se a do të dëgjonin fjalën e mikut të tyre, kryekriminelit Radojçiq.

“Pyesim partitë opozitare PDK-në dhe AAK-në se presidentja Vjosa Osmani a është presidente e Kosovës apo e Serbisë?, sikur të merrte fjalën miku i tyre, kryekrimineli Radoiçiqi a do ta bojkotonin apo do rrinin për ta dëgjuar me sy e vesh të dashurin e tyre Radoiçiqin? Si gjithmonë personat e prishur në mendje, zemèr dhe shpirt m'u në momentet festive qëllimshëm veprojnë në këtë mënyrë për të prishur gëzimet festive”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat