Koloneli shqiptar ngre alarmin: Kosova nga Rusia e Serbia, por ja cili vend po e rrezikon Shqipërinë: Mund të mësyjë me aeroplanë!

Politika

Koloneli shqiptar ngre alarmin: Kosova nga Rusia e Serbia, por ja cili vend po e rrezikon Shqipërinë: Mund të mësyjë me aeroplanë!

Nga: A.Zh Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Ish-atashehu ushtarak shqiptar në Republikën e Turqisë, Hajro Limaj, ka thënë se kërcënimet ruse po e rrezikojnë Ballkanin, veçanërisht Kosovën.

Përmes një shkrimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, koloneli shqiptar ka thënë se derisa Kosova rrezikohet nga Rusia e Serbia, Shqipëria është në rrezik nga iranianët.

Ai ka kërkuar nga dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria që të rrisin angazhimin për garantimin e sigurisë kombëtare.

Reagimi i plotë i Limajt për “Bota sot”:

Amerika po shkon drejt tkurrjes në Evropë, ndaj Evropa e vlerëson të domosdoshëm rritjen e kapacitetit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Kërcënimet që paraqet Rusia, përbëjnë rrezikshmëri serioze veçanërisht për Ballkanin më në krye Kosovën.

Për këtë arsye, ne prej kohësh i jemi drejtuar direkt kryeministrit, i cili duhet të rris angazhimin për garantimin e sigurisë kombëtare.

I kemi sqaruar me shkrim rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë në këto situata gjeopolitike nga strehimi i përhershëm i mbi 3 mijë iranianëve në Shqipëri, të cilën shteti iranian e vlerëson organizatë terroriste, ashtu siç e ka vlerësuar vite më parë edhe Amerika me Bashkimin Evropian.

Irani është fuqia e 13 ushtarake nga 127 shtetet e tjera. Hapësirat mesdhetare për mësymjen e aeroplanëve iranianë drejt Shqipërisë janë në favorin e saj. Prandaj, edhe me problemet që u vërtetuan në organizimin e brendshëm të muhaxhedinëve në afërsi të Tiranës, e detyruan ish-ambasadoren amerikane të deklaronte se vazhdimi i mëtejshëm i tyre në Shqipëri varet nga qeveria shqiptare. Pse nuk vepron? Kur asnjë shtet tjeter evropian dhe ballkanik nuk e bënë këtë “heroizëm”. Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta analizojnë këtë rrezikshmëri dhe të marrin vendimin përkatës.

Edhe marrëveshja e papritur me kryeministren italiane pa u trajtuar në institucionet shtetërore që i ngarkon ligji, është me problem sigurie.

Fakti që Rusia ka rritur prodhimin e armëve, është një kërcënim real për Evropën, më në krye botën shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë luftë diku tjetër pas Ukrainës. “Nëse Putini fiton në Ukrainë, ekziston rreziku real që agresioni i tij të mos përfundojë këtu”.

Fatkqësisht qeveritë e vendit tonë janë krejtësisht të papërgjegjshme për kërcënimet reale që mund t’i vijnë vendit me ndryshimet e situatave gjeopolitike në Evropë, kur shteti vëlla i Kosovës është i kërcënuar nga provokacionet dhe nesër agresionet e Serbisë.

Në NATO janë edhe Greqia, Italia, Bullgaria e me radhë, por ato e zhvillojnë dhe e përforcojnë forcën e mbrojtjes në kuadrin kombëtar. Tek ne bëhen deklarata se “jemi anëtarë të NATO-s” dhe me këtë mendojnë se Shqipëria qenka më e sigurta dhe më e mbrojtura nga NATO, sikur shtetet e tjera s’janë anëtare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat