“Kjo gjë është e çuditshme!”, Tomë Gashi ka një thirrje për ndërkombëtarët - kërkon që urgjentisht të merren këto masa ndaj Serbisë

Politika

“Kjo gjë është e çuditshme!”, Tomë Gashi ka një thirrje për ndërkombëtarët - kërkon që urgjentisht të merren këto masa ndaj Serbisë

Nga: M.Haziri Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:12
Tomë Gashi

Shtetet e Bashkuara i dërguan Beogradit mesazhin e qartë se pavarësisht cila do të jetë qeveria e ardhshme e vendit, e dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, ajo nuk duhet të devijojë nga linja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe nga rruga drejt integrimit europian.

A është një “goditje” e fuqishme nga SHBA për Serbinë?

Për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai përmendi zgjedhjet e djeshme(17 dhjetor) duke theksuar që nuk është me rëndësi kush fiton mirëpo që Serbisë duhet të i bëjnë Amerika dhe BE ta pranoj këtë realitet.

Dje janë mbajtur zgjedhjet në Serbi dhe duke e ditur që Serbia është shtet armik i përbetuar i Kosovës për ne nuk është fare me rëndësi se kush fiton atje. E them këtë sepse në raport me Kosovën shtet vetëm disa parti të vogla në Serbi e pranojnë realitetin e krijuar më 12 Qershor 1999 të çlirimit nga Serbia dhe shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008. Kështu që vetëm presioni i Amerikës e jo i BE mund ta detyroj Serbinë të pranoj këtë realitet”, u shpreh ai.

Avokati më tej thekson që Serbisë nuk duhet lejuar të jetë edhe me Rusinë e në anen tjetër me BE-në.

Sipas tij, duhet ndëshkim ndaj Serbisë për të gjitha veprimet që bëri ndaj Kosovës.

Serbisë më nuk duhet t’i lejohet luksi që të jetë në një këmbë me Rusinë e me tjetren kinse me BE. Unë nuk jam shumë i bindur që Serbia dëshiron të punoj në drejtim te integrimve europiane dhe është shumë e çuditshme dhe e pakuptueshme se si BE dhe SHBA e lejon Serbinë të bëjë çka të do për të destabilizuar ballkanin dhe që të vi deri në atë pikë sa të organizoj sulme terroriste kundër integritetit territorial dhe të vras policeë tanë dhe prap të mos ketë asnjë pasojë , asnjë sanksionë nga BE e as nga SHBA. Por e gjitha të përfundoj me qortime me fjalë të cilat vetëm e nxisin Serbinë të jetë ajo që është: shtet terrorist me ushqyes pasues të Millosheviqit”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat