Kërkohet rritja e kapaciteteve ushtarake, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Ja nga i mori informacionet Kurti për sulmet e reja serbe!

Politika

Kërkohet rritja e kapaciteteve ushtarake, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Ja nga i mori informacionet Kurti për sulmet e reja serbe!

Nga: A.M. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Kryeministri, Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.

Duke marrë parasysh edhe faktin që Vuçiq fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ky paralajmërim i Kurtit duhet të merret edhe më seriozisht, pasi presidenti serb në vazhdimësi lëshon deklarata provokuese dhe kërcënuese ndaj Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Fatojn Softa në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi fitoren e Vuçiqit dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga sulmet e paralajmëruara serbe.

Së pari, ai e cilësoi Aleksandar Vuçiqin si një person të rrezikshëm, derisa tha se me endrrën e tij për “Botën serbe” situata në Ballkan destabilizohet edhe më shumë.

“Zgjedhjet në Serbi, ishin një pauzë. Periudhë pritshmërie, edhe pse Vuçiq ishte i sigurt në sistemin e tij që do ri-konfirmohej edhe një opozitë e dobët serbe.

Vuçiq është i rrezikshëm duke parë sjelljen e jashtme në Europë dhe thelbin i tij në lidhjet me Rusinë.

Është Vuçiq që ishte ideatori, inspiruesi dhe mbështetësi i asaj që ishte projektuar në Banjskë.

Amerikanët paralajmëruan që cilado qeveri që do të dilte nga zgjedhjet, duhet të vazhdojë rrugën e dialogut dhe të respektimit të marrëveshjeve dhe detyrimeve.

Ai nuk do të heq dorë nga provokimet, tensionet dhe ruajtja e status quo me endrrën e Serbisë së madhe.

Frika e europianëve dhe amerikanëve që situata në Ballkan mund të bëhet e rrezikshme, merr më shumë kujdes dhe vëmendje. Rreziku mbetet dhe askush nuk duhet të jetë e sigurt”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Image
Eksperti i sigurisë, Fatojn Softa

Krahas kësaj, Softa bëri ndërlidhjen e ndikimit të luftës në Izrael, gjë për të cilën tha se derisa Serbia ka lidhje të “fshehta” me Rusinë, asgjë nuk është e sigurt.

“Situata në Izrael, përgjumja e Izraelit dhe ulja e vigjilencës që përgjonin komunikimet dhe agjenturën e Hamasit, provoi atë sulm në Izrael dhe hapjen e këtij fronti lufte të rrezikshme

Pas Hamasit ka shumë shtete, përfshirë Iranin, dhe Serbia e ka ekzistencën e saj me marrëdhëniet e fshehura me Moskën. Askush nuk mund të jetë i sigurt.

ShBA së shpejti hyn në një fushatë zgjedhjesh presidenciale. Trump ka shprehur nga ana tij për t’u larguar nga NATO.

Dhe Gjermania që kërkon riarmatim të Europës për çdo ndryshim të mundshëm

Edhe EU është në zgjedhje eurodeputetësh në qershor 2024. Gjallërimi i forcave të ekstremit të djathtë dhe tendeca e tyre për të dalë nga zona euro, krijon kushte dhe premise”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, sa i përket paralajmërimit të Kurtit, ai tha se shqetësimi për sulme të reja qëndron, derisa këto informacione i mori nga shërbimet e Kosovës dhe agjencitë europiane.

“Nëse presionet amerikane dhe sanksionet europiane unifikohen, mund ta gjunjëzojnë Vuçiqin, në të kundërtën situata është e komplikuar dhe e paparashikuar.

Duhet të lexojmë sjelljet e amerikanëve dhe europianëve, tashmë me qeverinë e re të Vuçiqit, ai vetëm rikonfirmohet, por nuk do të ndryshoj.

Zoti Kurti ka informacione, nga shërbimet e Kosovës dhe agjencitë homologe europiane, dhe shqetësimi i tij ka baza. Rritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës në bashkëveprim me aleatët, dhe rritja e prezencës së KFOR është forcim i sigurisë. Në çdo situatë konfliktuale do jetë përballje e NATO-s me Serbinë”, përfundoi Fatojn Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat