Analisti për fitoren e Vuçiqit: Mund ta fusë rajonin në spiralen e luftës

Politika

Analisti për fitoren e Vuçiqit: Mund ta fusë rajonin në spiralen e luftës

Nga: A.SH Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:44
Aleksander Vuçiq

Zgjedhet në Serbi po rartohet se u fituan sërish nga partia e udhëhequr nga Vuçiq.

Por, për zgjedhjet atje janë raportuar shumë parregullësi, majde kanë reaguar edhe disa vende të BE-së, duke thënë se ajo çfarë ka ndodhë në Serbi është e papranueshme, sidomos për një vend kandidat në BE.

Analisti Skënder Mulliqi, ka komentuar këtë çështje duke thënë se fituan radikalët duke përdorur agresivitetin kundër Kosovës.

“Edhe për një mandat tjetër në krye të Serbisë, pas zgjedhjeve të mbajtura kësaj të diele, do të jenë radikalët. Mbeten në pushtet sipas rezultateve të proklamuara SNS me partnerët e koalicionit, Sheshelin dhe Nikoliqin. Agresiviteti i partisë në pushtet të Aleksander Vuçiqit, ndaj Kosovës nuk do të ndalet as në vitin 2024. Zaten kjo ishte logjika e këtyre zgjedhjeve, edhe pse thuhet se ka pasur manipulime të mëdha, pse kështu mendojnë sot shumica e serbëve. Vuçiqi fitoi në Serbi me logjikën luftënxitëse dhe terroriste të cilën edhe e përdorën gjatë gjithë fushatës elektorale”, thotë ai.

Ai tutje, thotë se kompletimi i klikës së vjetër në pushtetin e Serbisë, do të jetë problematik me rajonin, duke shtuar se ai për këto zgjedhje është ndihmuar nga Rusia.

"Vuçiqi ishte një decenie në pushtet, dhe kushedi sa edhe do të jetë gjatë në krye të Serbisë, të pareformuar dhe nxitëse e luftës. Kompletimi i klikës së vjetër në pushtetin e Serbisë, do të jetë problematik me rajonin, edhe pse shumë kush në Evropë, mendon se me Vuçiqin ka mundesi të arrihet paqja e rrezikuar në rajon.

Vuçiqi fitoj se ky është ndihmuar nga Rusia e Putinit, por edhe nga Kina. BE dhe Amerika ju mbetet të sprovojnë, që me grupin e radikalëve të cilat do të ndajnë pushtetin, të bisedojnë, edhe kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, potencon ai.

Në fund, ai shprehet se ardhja në pushtet e kësaj klike mund ta fusë rajonin në spiralen e luftës, duke filluar me incidente edhe më të renda se rasti i Banjskës në veri të Kosovës.

“Duket se me këtë garniturë të re, por të vjetër pushtetare zor, që do të kemi avansim të proceseve, veq stagnim apo edhe kthim mbrapa, në vitet e 90 të shekullit të kaluar kur edhe plasi lufta në ish Jugosllavi. Ardhja komplete e radikalëve në pushtet, do të paraqet rrezik për paqen në rajon, kur dihet se këta terrorista jane të preferuarit e Vladimir Putinit. Zor, që do të pranohet marrëveshja e Ohrit, siç po kërkon BE, edhe sipas shumë deklarimve të deritashme të tyre. Dhe, zor që do të pranohet pavarësia e Kosovës nga ky lidership më i urryeri që mund të gjindet.

Vuqiqi, dihet se si i mbajti marrëdhëniet e forta me Putinin, duke mos marrë pjesë Serbia në embargo ekonomike. Në anë tjetër ky shumë fytyrësh po e shfrytëzon Evropën për përfitime materiale, dhe asgjë më shumë. Se si do të kemi rrjedhën e proceseve në vitin vijues zor është të parashikohet. Ardhja në pushtet, mbetet të shihet, apo mund ta fusë rajonin në spiralen e luftës, duke filluar me incidente edhe më të renda se rasti i Banjskës në veri të Kosovës, për të sprovuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, apo edhe më shumë, kur dihet se kjo klik pushtetare fashiste do të ketë pretendime edhe në Mal të Zi dhe në BH, në realizimin e idesë fashiste të botës serbe”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat