Analisti vjen me parashikimin e fuqishëm pas zgjedhjeve: Këto janë planet serbo – ruse për Kosovën!

Politika

Analisti vjen me parashikimin e fuqishëm pas zgjedhjeve: Këto janë planet serbo – ruse për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 08:08
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi sjellën fitoren e partisë së Vuçiqit.

Me manipulime dhe shantazhe, Vuçiq arriti të marrë votat e qytetarëve të tij.

Kjo natyrisht që sjelli debat diskkutimi në oponionin publik, duke mos e parë të arsyeshme.

Por sa do të ketë ndryshime në raport me Kosovën, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai thotë se fitorja e Vuçiqit do të sjellë provokime përsëri mirëpo që do të ndalen çdo veprim ndaj Kosovës pasi organet e rendit po vazhdojnë të punojnë me zell në këtë rrugë.

Image
Skënder Mulliqi

Se populli serb nuk është liruar nga logjika mesjetare për pushtimin e tokave te huaja, e tregoj triumfi i Vuçiqit”, tha ndër të tjera analisti.

A ishte fitorja e Aleksander Vuçiqit, në zgjedhjet e fundit, fitore e nacioanlizmit serbomadh? Kjo është pyetje pak sa hipotetike, por sigurishte që po. Autokratët dihet se janë manipulues, mashtrues dhe njerëz të cilët përdorin forcen. Vuçiqi vazhdon të mbetët në pushtet, pse me këtë logjikë janë shumica e serbëve në Serbi, në Mal të Zi dhe në BH. Kur shpalli fitoren Vuçiqi ishte i rrethuar me njerëzit e”botës serbe”. Kishte afër Mandiqin e Malit të Zi, Dodikun e Bosnjës dhe njerëzit e politikës serbo çetnike në Serbi. Është e çuditshme se si njerëzit e degraduar , korruptuar dhe me biografi kriminale sot po lartësohen më shumë se kurr jo vetëm në Serbi. Se populli serb nuk është liruar nga logjika mesjetare për pushtimin e tokave te huaja, e tregoj triumfi i Vuçiqit. Ky dhe Putini kanë marrë detyrë që edhe pjesën veriore të Mitrovicës, mos më shumë t’ia bashkangjesinë botës së urryer serbe. Por, kjo pse nuk po ndodhë se në qeverisje të Kosovës, është Albin Kurti, i cili është duke i penguar këto plane djallëzore”, u shpreh ai.

Më tej, Mulliqi thekson që bisedimet Kosovë - Serbi për normalizim të marrëdhënieve do të janë para një sprove të madhe në vitin 2024.

Sipas tij, Putin do të mundohet që përmes Vuçiqit të marr edhe veriun e vendit.

Intervenimi i shpejtë i organeve tona policore me rastin terroristë në Banjskë, të sponzorizuar nga Vuçiqi dhe Radojçiqi, ishte grushti më i fortë që ju dha terrorzimit serb të pas luftës. Kështu do të ndodhë sa herë që treshja famëkeqe Vuçiqi, Shesheli dhe Nikoliqi do të tentojnë e sigurishtë se do të thurin skenare lufte në veri të vendit. Vështirë është me njerëzitë e kompremetuar, të korruptuar dhe me biografi kriminale të luftës të bisedohet, e shumë më zor të mendohet se do të arrihet paqja apo pajtimi i popujve në Ballkan. Bisedimet Kosovë - Serbi për normalizim të marrëdhënieve do të janë para një sprove të madhe në vitin 2024. Kryeterroristi Vladimir Putin, i ka forcuar pozitat në rajon, me bashkangjitjen në pushtet Vuçiqit, të Sheshelit dhe Nikoliqit dhe kur dihet për pushtetin proserb të Millatoviqit në Mal të Zi, dhe me Dodikun e Republika Serpska në Bosnjë. Këtë bosht fashist bota perëndimore e thyen, nëse e detyrojnë Putinin të kapitulon në Ukrainë. Bota është vu para rrezikut serioz të luftës nga vrastarët e fundshekullit të kaluar dhe të këtij fillim shekulli siç janë, Putin dhe Vuçiqi me kampet e tyre terroriste ruso serbomëdha”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat