“Skenari për rebelimin e serbëve i dizajnuar nga Vuçiqi”, ish-zëvendës ministri i MPB-së paralajmëron Serbinë

Politika

“Skenari për rebelimin e serbëve i dizajnuar nga Vuçiqi”, ish-zëvendës ministri i MPB-së paralajmëron Serbinë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-zëvendës ministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, situata e cila pas luftës është krijua në veriun e Mitrovicës, gjithnjë ka qenë konfliktuoze dhe po vazhdon edhe më tutje të jetë e tillë.

Mëgjithatë, Tërnava thekson se, tash në ato komuna të veriut, ekzistojnë policët shqiptarë të cilët po vendosin rendin dhe qetësinë.

Tërnava pohon se, faktori ndërkombëtar është duke e vështrua situatën, sepse marrëveshja e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës, që duhet këto shtete në një kohë të shkurtë të pajtohen mes veti, si kusht e ka që Serbia mos ta pengoj rrugëtimin e pavarësimit të Kosovës, si dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova ta krijojë Asociacionin e komunave serbe.

Ai shton se tani mbetet për t’u vendos se çfarë kompetencash ligjore do të ketë Asociacioni.

“Serbia po kërkon Asociacion jashtë kushtetues, i ngjashëm me ‘Serbska Republikën’ e Bosnjës, kurse Kosova insiston që nëse veç krijohet ai Asociacion, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive jashtë kushtetuese, e që mund t’i ngjaj atij të Kroacisë, që do të thotë të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës”, potencon ai.

Eksperti shton se, tash kur po kalon koha dhe faktori ndërkombëtar Amerika dhe BE po kërkon që sa më parë te vjen deri te pajtimi i këtyre dy shteteve, sipas marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, në Serbi nacionalizmi serb po vazhdon me ato kërcënimet luftarake për t’i arritur qëllimet, që t’i ndaj ato katër komuna serbe dhe t’ia bashkëngjis Serbisë, sikur në të kaluarën që Serbia me shekuj më parë i ka përvetësuar shumë pjesë të tokave shqiptare që sot gjenden në kuadër të shtetit të Serbisë.

“Kjo kohë, kur Rusia po bënë invazion ndaj Ukrainës e Serbia si i vetmi shtet i Evropës po i rrinë pranë Rusisë, shtetet tjera demokratike janë përkrah Ukrainës, e duke e ditur që në të kaluarën Serbia ishte shteti i cili i zhvilloj lufta ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, tani faktori ndërkombëtar është i mllefosur në sjelljet luftënxitëse të Serbisë që edhe pas kaq viteve të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve situata mbetet e pa zgjidhur e shqetësuese”, potencon ai.

Tërnava tutje shton se, këto provokimet më të reja serbe në veri të Kosovës, janë skenar i menduar nga Aleksandër Vuçiqit për të krijuar situatë të tensionuar, prandaj po i përdorë serbët lokal të instrumentalizuar për ta acaruar gjendjen dhe në një formë për ta krijuar situatën e territorit të “pushtuar” në veriun e Kosovës, dhe për të imponuar fillimin e një agjende tjetër të kushtëzuar për të negociuar.

“Ky skenari i mobilizimit për rebelim të serbëve në veri të Kosovës, i dizajnuar prej Vuçiqit arsyeton edhe urdhrin për lëvizjën e ushtrisë në drejtim të Kosovës, kinse për t’i mbrojtur serbët e rrezikuar nga pushteti i dhunshëm në komunat e veriut. Serbia duhet ta di se Kosova i ka kufijtë e saj për të cilët kufij KFOR-i e garanton sigurinë e atyre kufijve, më në fund Serbia e ka të freskët përvojën e bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, e sidomos kur tani Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e sajë si dhe tjerat institucionet shtetërore, që janë në hap me kohën dhe në bashkëpunim të plotë me ato shtetet e botës që janë në krye me Amerikën dhe BE-në, që këto shtete të gjitha janë duke e përkrahur dhe duke i qëndruar pranë Kosovës”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat