“Agjent i dyfishtë”, vjen reagimi i ashpër ndaj Grenellit, përmendet afërsia me Vuçiqin e Thaçin – ja pse po i “pengon” Kurti!

Politika

“Agjent i dyfishtë”, vjen reagimi i ashpër ndaj Grenellit, përmendet afërsia me Vuçiqin e Thaçin – ja pse po i “pengon” Kurti!

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, sërish ka shprehur “simpatinë” që ka për presidentin serb.

Pas zgjedhjeve në Serbi, ai deklaroi se fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar, siç thotë ai, nga lideri ekstremist i Kosovës Albin Kurti.

Grenell në rrjetin social “X” deklaroi se ka dëgjuar shumë që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi përfunduan duke votuar për SNS-në sepse Vuçiq u soll shumë mirë në negociatat me liderin “ekstremist” të Kosovës Albin Kurti.

Sipas tij, sa ishte Hashim Thaçi president, ai po mundohej të sillej në mënyrë të barabartë, por me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata doli jashtë ekuilibrit.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, u shpreh se Vuçiq abuzoi me pushtetin e tij, duke vjedhur edhe vota, gjë për të cilën reaguan edhe ndërkombëtarët.

Madje, ai foli për mbështetjen që Grenell ia bëri Vuçiqit, me qëllim për t’ia mbuluar akuzat e që po bëheshin ndaj tij.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

“Zgjedhjet e parakohëshme, të 17 dhjetorit 2023, në Serbi, kanë ngjallur reagime brenda kombëtare dhe ndërkombëtare, për parregullësi dhe hajni ekstreme të votave nga pozita. Presidenti, me mandat të vazhduar, Aleksander Vuçiq, ka abuzuar me pushtetin e tij politik dhe abuziv financiar, duke shpërfillur opozitën, madje në mënyrën më cinike. Njëra nga shkeljet më të neveritshme, janë bartjet e votuesëve nga shtetet tjera, përrreth Serbisë, të llogaritura si kontigjente perspektive, për realizimin e ëndrrës fashizoide të krijimit të "botës serbe", të huazuar nga modeli i "botës ruse"!

Në mesin e shumë lehaqenëve, brenda dhe jashtë Serbisë, në mbështetje dhe mbrojtje të presidentit Vuçiq, rast të zgjyrosur, në përpjekje për t`i amortizuar kritikat, më saktë, akuzat bazale ndaj tij dhe klikës pushtetare që e rrethon, shquhet edhe emisari special i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell”, deklaroi publicisti.

Krahas kësaj, Zeqiraj e cilësoi Grenellin si një mercenar të Serbisë, që me kritikat e tij ndaj Kurtit dhe mbështetjen ndaj Vuçiqit, po tenton t’i arrijë tre objektiva, të cilat i sqaroi në detaje.

“Mercenari i Serbisë, Grenell, bënë një mbrojtje specifike e konspirative, paksa të veçantë, në krahasim me të tjerët: "Fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar nga lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti", - spekllon kuadri "diplomatik" më kontravers, që ka pasur Administrata amerikane ndonjëherë.

Emisari Richard Grenell provon të arrijë tre objektiva:

Së pari, me pranimin e "fitorës bindëse" të partisë së Vuçiqit, SNS, mohon çfarëdo parregullësie e abuzimi në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 17 dhjetorit; 

E dyta, lavdëron dhe madhon skajshëm Vuçiqin, se kinse ai menaxhoi mençur "krizën e krijuar nga lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti";

E treta, ai shfajëson dhe rehabiliton Vuçiqin, për krizën dhe bllokimin faktik të dialogut, duke ia faturuar fajësinë Kurtit”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, duke bazuar në deklaratën e fundit të Grenellit, tha se po fshihet nën maskën e këshilltarit, ku realisht sipas tij është agjent serbo-rus.

“Rrjedhimisht, sipas Grenellit, Vuçiq dëshmoi aftësi dhe epërsi, në raport me liderin "ekstremist" Kurti, "në mënyrën universale të menaxhimit të krizës". Dhe, pikërisht, për këtë "të pavarurit dhe pensionistët në Serbi votuan Vuçiqin", - shprehet, falsifikueshëm dhe qëllimshëm, emisari mercenar, i paguar edhe zyrtarisht nga Serbia, nën maskën e këshilltarit, por, realisht, agjent, të paktën, i dyfishtë serbo-rus, Grenell”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat