“Vuҫiqi po ndjek hapat e Millosheviҫit”/ Bëhet thirrje që BE-ja dhe Amerika t’ia ndalojnë ndihmat dhe të intervenojnë ushtarakisht

Politika

“Vuҫiqi po ndjek hapat e Millosheviҫit”/ Bëhet thirrje që BE-ja dhe Amerika t’ia ndalojnë ndihmat dhe të intervenojnë ushtarakisht

Nga: H.O. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Një javë më parë u mbajtën zgjedhjet në Serbi dhe sërish fitoi partia e Aleksandër Vuҫiq. Komentet rreth këtyre zgjedhjeve ishin të ndryshme, duke u konsideruar edhe sit ë parregullta.

Kështu njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se zgjedhjet e manipuluara nga Vuҫiqi, nga Gjermia u kërkua që të përsërite.

“Zgjedhjet në Serbi u konsideruan nga faktori ndërkombetar si të parregullta. Me zëshmja dhe më parimore në këtë drejtim ishte Gjermania, e cila kërkoj që këto zgjedhje të manipuluara nga pushteti i Vuҫiqit të mos pranohen. Sidoqoftë duket se më në fund pozita e Vuҫiqit nuk do të jetë si më parë, që ta përkrahë BE. Presidenti i pareformuar serb, në brendi varet nga faktorët e jashtëm. Ai ka mbijetuar në pushtet dhe po e vazhdon me ndihmën që po i jepet nga BE”, thekson Mulliqi.

Ai thotë tutje se Vuҫiqi po luan lojëra të dyfishta, edhe pse nga përkrahja e Rusisë e cila është e preukopuar me luftën në Ukrainë dhe e cila mezi po mbijeton, dhe të Kinës pak gjë po ka.

“Pse i përmenda këto fakte, për faktin madhor se ndalja e ҫdo ndihme nga BE dhe Amerika, do të thotë përfundim i regjimit autoritar të kriminelit të kohës së Millosheviqit. Të gjitha ndihmat e deritashme Serbisë, i kanë ardhur nga Evropa, dhe ky sillet si harambash, se kështu e kanë mësuar deri më tash bashkësia ndërkombëtare, duke shpresuar se do të largohet nga ndikimi i politikës të diktatorit Vladimir Putin. Unë them se nëse vërtetë i bëhet presion i madh me masa ekonomike dhe me masa ndëshkuese për mos koperim me BE, Vuҫiqi do të dorëzohet”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë se, kur kjo strukturë do të vendos që mos ta përkrahë një njeri të tillë me logjikë fashiste, do të merret vesh jo me larg se në vitin vijues.

“Ky presion do të bënte që nga Serbia mos të mbetet asgjë, e jo që ajo ka marrë guximin që me Putinin me kërcënuar rajonin dhe Kosovën me luftë të re. Vuҫiqi po shkon hapave te Millosheviqit dhe kjo mendoje se do të detyron BE dhe Ameriken jo vetëm t’ia ndalon ndihmat, por të intervenon edhe ushtarakisht. Faktori ndërkombëtar me duket se ka mundësi duke i vu masa të rrepta këtij regjimi serbomadh, të rrezon nga pushteti Vuҫiqin nga brenda. Duhet t’i ndalet turri sepse seriozisht Vuҫiqi dhe Putini janë duke rrezikuar paqen jo vetëm në rajon, por edhe shumë më gjerë. Kur bëhet fjalë për Kosovën, Vuҫiqin vetëm forca e detyron të dorëzohet sikur Milosheviqin dikur. Qasja e deritashme e bisedimeve Kosovë Serbi nuk ka dhënë rezultate pikërisht pse Vuҫiqi shumë pa të drejtë u faktorizua, e Kosova u ndëshkua”, vlerëson ai.

Analisti thotë më tutje se, kjo praktikë dhe kjo qasje që nuk i avansoj proceset, do të duhet të pëson ndryshime pozitive në vitin 2024, nëse mendohet që të ndalohen dy fashistët më të mëdhenj të pas Luftës së Dytë Botërore, siҫ janë Putin në Rusi dhe Vuҫiqi në Serbi.

“Qasja e butë politike të shprehem ashtu është treguar historikishte si dështuese ndaj regjimeve autokratike. Një ashpërsim politik dhe të masave ekonomike është koha të ndodhë ndaj regjimit të Aleksandër Vuqiqit, i cili nuk po ndalet në synimin për formimin e Serbisë së Madhe, me trojet etnike shqiptare, madje dhe më shumë. Kjo nuk është e rastësishme, se politikat serbe janë ato të 30 viteve më parë të kohës së Millosheviqit, Sheshelit, Vuqiqit, Nikoliqit, Daciqit etj. Kjo politikë fashiste duhet të ҫmontohet, nëse dëshirojmë paqen dhe prosperietin në Ballkan. BE vetëm kur t’i ndjekin autokratët nga pushteti, edhe i hapet rruga mbarë rajonit për tu inkuadruar në këtë strukturë evropiane. Dhe, në fund duhet përshendetur nismën e Kosovës pas një kohe të gjatë që nuk e bën pushtetet e kaluara, qe Serbia të paditet për gjenocid. Nuk u deponua një padi për krimet serbe të luftës para Gjykatës së Hagës, kur këtë e bënë Bosnja dhe Kroacia në atë kohë”, thotë Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat