“Serbia dhe Rusia më afër Kosovës se sa mendohet, objektet e kultit i kanë mbushur me armatim”

Politika

“Serbia dhe Rusia më afër Kosovës se sa mendohet, objektet e kultit i kanë mbushur me armatim”

Nga: H.O. Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:36
Aleksandar Vuçiq, Vladimir Putin

Rusia dhe Serbia dy shtete mike konflikt-nxitëse. Derisa kjo e para po vazhdon luftën në Ukrainë, Serbia ende kërcënon dhe synon të shqetësoj qytetarët e Kosovës me sulme të përgatitura.

Mirëpo, ndonëse larg me distancë, Rusia dhe Serbia duket të kenë plane të përbashkëta në Evropë e saktëisht në Ballkan.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi, në një prononcim për ‘Bota sot’ trajton këtë temë. Ai thotë disa fjalë se ҫka në fakt, dëshiron Rusia në Ballkan? A është qëllimi i mbajtjes të status quos me perëndimin, që të mos lejohet inkuadrimi në NATO, të shteteve të rajonit? Por, sipas tij, qenësorja duket se është qe me Ballkanin, Rusia dëshiron të kryen punët në oborrin e vet, e veqmas të fiton luftën në Ukrainë.

Image
Skender Mulliqi

“Ka kohë që thuhet se Rusia e Putinit, ka formuar bazën ushtarake në Nish, duke e kamufluar si qendër humanitare. Ka të dhëna se oficerët e grupit paramilitarë rus, Wagner po operojnë edhe në kufij me Kosovën. Deklaratat e ekspertëve ushtarakë perëndimor flasin që Moska me bazën ushtarake në Serbi, po dëshiron me kontrolluar Ballkanin Perëndimor. Thuhet se shumë rusë edhe po operojnë në Serbi”, vlerëson ai.

Sipas tij, gjithashtu mendohet se Putini dhe Vuqiqi në bashkëpunim me Kishen Ortodokse Serbe, kanë shndërruar objektet e kultit në depo të armatimit.

“Shihet qartë pretendimi i Moskës, që t’i bënë pandamë NATO-së, në rajon. Tjetra, sigurisht se Putin dhe Vuqiqi me këtë pretendojnë që të ndikojnë tek BE dhe Amerika, që të frikësohen të përkrahin në bisedime Kosovën, ku edhe janë sponzorët e formimit të shtetit më të ri në botë”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë se me kërcënime, ato mundohen të mbajnë gjendjen e tensionuar, duke pritur momentin e duhur, të hapjes edhe të një fronti të ri lufte në Ballkan.

“Rusia e Putinit ka vërshuar me propagandë në Serbi kundër BE dhe NATO, duke mbikqyrë atë fortë nga prorusi në pushtet, Aleksandër Vuqiq, me kampin e tij radikal. Putin për interesa të veta, ka sforcuar ultranacionalizmin në Serbi, me motivacion se ende nuk  ka përfunduar asgjë për realizimin e interesave serbo-rusomëdha edhe në këtë pjesë të botës. Këto pretendime fashizoide të Rusisë dhe të Serbisë ishte dashur të fashiten nga BE, Amerika dhe NATO në vitin 2024, i cili mendohet nga shumë kush se do të jetë viti vendimtar për paqe apo për lufte të re në Ballkan”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat