“Roli i tradhtarëve shqiptarë për shaktërrimin e atdheut dhe për të shpëtuar Thaçin mori fund”

Politika

“Roli i tradhtarëve shqiptarë për shaktërrimin e atdheut dhe për të shpëtuar Thaçin mori fund”

Nga: N. Sh. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar emisarët e BE-së Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell të cilët nuk po marrin masa ndaj Serbisë.

Geci thotë se, nuk mundet me pas bisedime me ndërmjetës të tillë, duke shtuar se, ata nuk po intervenojnë kundër Serbisë.

Madje Geci shton se, këta pyesin Kurtin se apo ia jep veriun Serbisë?

“Kryeministri kurti me mençurinë e tij, e nxori kokën e tij shëndosh e mirë, dhe i zuri në flagrancë kriminelët serbë të 24 shtatorit dhe kokat e Ramës, Vuçiqit, Borrellit e Lajçakut, si dhe mbështetësve të tyre brenda dhe jashtë Kosovës”, thotë ai.

Ai shton se, Ballkani po edhe Evropa po përballën me rreziqe të luftës nga apetitet serbo-ruse qe kanë qëllim pushtimin e tokave të huaja.

“Flakën e luftës në Lindjen e Mesme e kanë shpërnda ata që Izraelin e duan të zhdukur nga faqja e dheut me qëllim për ta  larguar vëmendjen perëndimore nga lufta në Ukrainë. Konflikti i kurdisur nga Rusia, Irani në mes Israelit dhe Palestinës i cili po merr mijëra jetë njerëzish të pafajshem duhet të jetë një mësim për shqiptarët! Pa dyshim se shqiptarët e të tria vendeve Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duhet të i bashkohemi mbrojtjes kolektive Euro-Amerikane ngase jemi në rrezik të fundosjes”, potencon Geci.

Ai shton se, 24 shtatori e ka nxjerrë Serbinë lakuriq para botës bashkë me Borrellin dhe Lajçakun pasi i vunë sanksione të pamerituara Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka bërë të duhuren politikisht dhe i ka hedhur në koshin e plehrave kokat Ruse të Ramës, Vuçiqit, Polarit, Isës, Borellit dhe Lajçakut, si dhe mbështetësve të tyre analist dhe opozitarë të cilët i thonin na prishe me Amerikën. Përkundrazi institucionet tona sa më pjekuri e kanë nxjerrë Serbinë si shtet kriminel dhe terroristë që synon shkatërrimin e Kosovës dhe aneksimin e veriut…”, potencon ai.

Sipas tij, krejt bota demokratike e pa se Serbia u interesua që Kosovën ta ketë në tutelen e saj për ta nda dhe shkatërruar…!

“Kjo tash mori fund, roli i tradhtarëve shqiptarë që tentuan ta shkatërrojnë atdheun për ta shpëtuar një b** gabeli të Brojës mori fund! Por nuk kanë marrë fund kërcënimet që i shpërfaqë Serbia me trazira të reja për ndarjen dhe aneksimin e veriut”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat