“Kjo është trio famëkeqe”/ Analisti: Serbia do të thyhet sa herë që do të tentojë destabilizimin e vendit

Politika

“Kjo është trio famëkeqe”/ Analisti: Serbia do të thyhet sa herë që do të tentojë destabilizimin e vendit

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 14:38
Terroristët serbë në Manastirin e Banjkës

Analisti Skënder Mulliqi ka folur mbi sigurinë në vend dhe rrezikune mundshëm për një sulm.

Ai ka thënë se Putin, Orban dhe Vuqiq ehde nga zgjedhjet është e vështirë të rrëzohen sepse ata nuk njohin rregulla demokratike, duke lëshuar rrënjë.

“Zgjedhjet ne shtetet ku në emër të demokracisë kanë të instaluar diktaturën, janë formalitet. Regjime të tilla dhe autokrate sot kemi në Evropë edhe në Ballkan. Kemi autokratët më të urryer Putin, Orban dhe Vuqiq. Për diktatorët vlen e drejta e njejtë, sa më gjatë të qëndrojnë në pushtet, aq më vështirë është të rrëzohen nga pushteti. Ata lëshojnë rrënjë, nuk njohin rregullat demokratike të lojës, kapin çdo institucion të shtetit, rrënojnë opozitën, kontrollojnë mediat, varfërojnë popullatën, janë mjeshtër të manipulimit. Diktatorët asgjësojnë perspektivat, rrënojnë demokracisë liberale, shkurt bëhen rrezik për paqen jo vetëm aty ku ekzitojnë por edhe shumë më gjerë. Këtë e vërtetuan së fundi edhe zgjedhjet e manipuluara nga Vuçiqi në Serbi.

Putin sot është diktatori i cili e ka pru në pyetje paqen botërore. Ka bërë invazion në një shtet sovran siç është Ukraina. Të tillë janë edhe Orban dhe Vuçiqi, e këtë të fundit me Serbinë kemi pasur fatin e keq ta kemi fqinj të përhershëm. Pse sot flitet më së shumti për Serbinë e Vuçiqit, për Rusinë e Putinit dhe Hungarinë e Viktor Orbanit? Kjo trio famkeqe jo vetëm që janë e zeza e popullit të vet, që pak na intereson, por deri sa janë në pushtet, paraqesin rrezik për fqinjët dhe shumë më larg”, shpjegon ai.

Sipas tij, në Ballkan Vuçiqi duke llogaritur edhe në ndihmën e "vëllait të madh", ka për synim të formon Serbinë e Madhe, apo Mini Jugosllavinë me toka të shqiptarëve.

“Putin dhe Vuçiqi, janë emrat sot më të lakuar në Evropë për të keq. E kanë marr bajrakun e hegjemonisë ruso serbomadhe në Evropë. Tashmë është bërë shumë e qartë për boten demokratike, se duhet mobilizuar që t’u kufizohet fushë veprimtaria ekspanzioniste ndaj popujve të tjerë në Evropë dhe në rajon. Putin po dëshiron ta kthen me luftë ndikimin e humbur të ish Bashkimit Sovjetik. Nëse Rusia eventualisht triumfon që zor të jetë e besueshme në Ukrainë, do të vijnë në radhë për pushtim ushtarak republikat tjera, të cilat kanë qenë në kuadër të Bashkimit Sovjetik. Vuçiqi në Ballkan, duke llogarit në ndihmën e "vëllait të madh", ka për synim të formon Serbinë e Madhe, apo Mini Jugosllavinë me toka të shqiptareve, me tokat e Malit të Zi dhe të Bosnjës”, shprehet ai.

Në fund, thotë se retorika për luftënxitje nga Serbia është thyer dhe do të thehet gjithmonë në raport me Kosovën.

“Presidenti serb, e ka shtuar retorikën luftënxitëse të shoqëruar me incedente të shpeshta të karakterit terrorist për ndarjen e Kosovës. Nëse Serbia u thye në luften çlirimtare të vitit 1999, nëse u thye edhe me rastin e aktit terrorist në Banjskë, do të thyhet sa herë që do të tenton me rrezikuar për pushtim Republikën e Kosovës. Tash sigurisht jemi shumë më të fortë, kemi edhe përvojë lufte, kemi aleatët tanë të cilët nëse vjen deri të lufta të cilën po e synojnë diktatorët e këtij shekulli Putin, Vuçiq dhe përkrahësi i tyre Orban do të na dalin zot, për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, rajonin dhe vlerat e demokracisë europerëndimore në Ballkanin Perëndimor”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat