“Dialogu varet nga Vuçiqi” – Juristi nuk parasheh marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por diçka tjetër!

Politika

“Dialogu varet nga Vuçiqi” – Juristi nuk parasheh marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por diçka tjetër!

Nga: N. Shaqiri Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:43
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq/ Foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe në vitin që po hyjmë, në vitin 2024 nuk pritet të ketë përfundim të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu po vlerëson profesori dhe analisti politik, Blerim Burjani.

Ai thotë se gjithçka varet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, nuk do të ketë ndonjë dinamikë e lartë të zhvillimeve e as që pret marrëveshje të përfundimtare.

“Dialogu dhe progresi apo regresi varet nga Aleksandër Vuçiqi. Nuk pres ndonjë dinamikë të lartë të zhvillimeve, nuk pres dialog përfundmtar, por pres një marrëveshje të përafërt që mund të ngjasojë në diçka përfundimtare”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani thotë se temat që do të diskutohen në dialog nuk do të përmbyllen.

“Pasi do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, është më interes të arrihet një llojë marrëveshje që ngjason në diçka përfundimtare”, shton ai.

“Zgjedhjet në Serbi kanë konfirmuar problemet me demokracinë”, potencon Burjani.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiqi.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2024, tha se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ne lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit në dialog, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”.

“…Në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat