Kërkohet zhvendosja e dialogut në Uashington - mirëpritet deklarata e Osmanit për hartim të draft-statutit të Asociacionit me SHBA-në

Politika

Kërkohet zhvendosja e dialogut në Uashington - mirëpritet deklarata e Osmanit për hartim të draft-statutit të Asociacionit me SHBA-në

Arife Morina Nga Arife Morina Më 1 janar 2024 Në ora: 13:22
Albin Kurti, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Draft-statuti i Asociacionit ka qenë një nga temat më të diskutuara në vend.

Së fundi, për këtë çështje foli edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila erdhi me një propozim në lidhje me këtë gjë.

Ajo tha se mënyra më e mirë sipas saj ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bëjë draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar 2363 ulemi ne ta bëjë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, tha Osmani.

Gjithashtu, presidentja e vendit pranoi se ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015”, tha Osmani.

Për rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në përpilimin e draftit të Asociacionit folën analistët politikë, derisa kritikuan qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Mehazi: Qeveria e Kosovës duhet t’i kthehet aleancës së besueshme të SHBA-së pa mos i pyetur fare evropianët

Së pari, foli profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”.

Image
Sulejman Mehazi

Ai në një prononcim për “Bota sot” e vlerësoi lartë kërkesën e presidentes Osmani që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta formuluar draftin për Asociacionin.

“Deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për draft statutin përfundimtar e final të asociacioneve serbe është një ndër deklaratat më të frytshme e më të mençura politike e diplomatike deri më tani, se Kosova duhet të ulet në dialog përballë Serbisë vetëm me SHBA-në e kurrsesi me BE-në e cila me vite e vite zvarrit qëllimshëm dialogun e asociacioneve serbe në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Mehazi kërkoi nga Kurti që të dialogun me Serbinë ta zhvendosë në Uashington dhe të largohet nga Brukseli.

Kjo pasi, sipas tij evropianët po dalin kundër shqiptarëve, në këtë rast përmendi Lajçakun dhe Borellin.

“Kryeministri i Kosovës urgjentish të largohet e të mohojë BE-në dhe Brukselin duke e zhvendosur dialogun e asociacioneve serbe në Uashington apo New York. Është e qartë dhe e saktë se Kosova dhe qeveria e saj kanë humbur besimin nga Lajçaku, Borelli dhe draft statuti franko-gjerman të cilët kur duan ata i ndërrojnë pikat e marrëveshjes, por besimi i BE-së ka humbur edhe nga gjithë shqiptarët anekend botës. Kurvat evropiane kanë qenë, janë dhe do të mbesin përgjithmonë kurva ndaj shqiptarëve, dhe si e qysh qeveria e Kosovës duhet t’i kthehet aleancës së besueshme të SHBA-së pa mos i pyetur fare evropianët”, potencoi ai.

Ndër të tjera, profesori tha se Koosvën e “rriti dhe e krijoi SHBA” dhe për këtë duhet të mbështetemi te ajo.

Derisa, u tregua i ashpër me BE-në dhe qasjen e saj ndaj vendit tonë.

“Rrjedhat politike dhe diplomatike tregojnë se shtetin e vogël të Ballkanit, Kosovën, që e lindi, e rriti dhe e krijoi SHBA-ja, të BE-së me këmbëngulje bëjnë të kundërtën që me anë të asociacioneve operative serbe duan të robërojnë Kosovën me një mini republikë serbe brenda saj si ajo e Bosnjë-Hercegovinës.

Shkurt e qartë Kosova ështē më e vogla fëmijë e SHBA-ve, dhe se për këtë vogëlushe të Ballkanit Perëndimor duhet të përkujdeset nëna e saj SHBA-ja e jo BE-ja proserberuse”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Halimi: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka përmend Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak me vonesë

Image
Jeton Halimi

Kurse, Jeton Halimi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime Evropiane dhe Globale tha se presidentja Osmani e ka përmend me vonesë përfshirjen e SHBA-së në kuadër të themelimit të draftit për Asociacion.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka përmend Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak me vonesë dhe jo në kohën e duhur. Populli i Kosovës e di shumë mirë se Amerika është përkrahësja më e madhe prej gjithë aleatëve, miqëve tanë. Kosova e ka obligim ligjor me themelu Asociacionin, draft-statuti i komunave me shumicë serbe i propozuar nga emisarët euro-amerikanë ka elemente shqetësuese”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Halimi tha se elementet shqetësuese që përmbanë drafti i propozuar nga emisarët euro-amerikanë, kur të dorëzohet në Kushtetuese, duhet të largohen ato nene që nuk janë kushtetuese.

“Kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, e kanë parë draft-statutin dhe e kanë pranuar pavarësisht këtyre elementeve shqetësuese. Në momentin që draft-statuti shkon në Gjykatën Kushtetuese ajo duhet t’i pastrojë dhe t’i largojë ato nene që nuk janë kushtetuese. Albin Kurti me mjeshtrinë e tij dinake e ka futur në lojë edhe Vojsa Osmanin vetëm me një qëllim për me shpërnda përgjegjësinë dhe mos ta mbajë mbi supe i vetëm themelimin e Asociacionit.

Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte nuk do ta themeloj “Zajedincën” apo “Vetëmenaxhimin”, tani siç e ka emërtuar vetë. Po ashtu, thoshte se nuk do të shkoj në bisedime me Serbinë pa kërku falje, pa i kthy të pagjeturit e luftës. Krejt këto nuk i ka përfillur vetëm i ka pasur për fushatë dhe marrjen e votave”, përfundoi Jeton Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat