Ministrja Gërvalla premton lajme të mira për Kosovën/ Analisti politik ‘zbulon’ zhvillimet që do të ndodhin në 2024-tën

Politika

Ministrja Gërvalla premton lajme të mira për Kosovën/ Analisti politik ‘zbulon’ zhvillimet që do të ndodhin në 2024-tën

Nga: H.O. Më: 8 janar 2024 Në ora: 22:05
Donika Gërvalla

Në ditën e parë të këtij viti, Kosova fitoi liberalizimin e vizave, duke ia mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë në shtetet e zonës Shëngen.

Një tjetër lajm i mirë brenda javës së parë të këtij viti erdhi nga shteti i Spanjës, i cili ende nuk njeh shtetin e Kosovës, por u deklarua se njeh pasaportat e Kosovës.

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla paralajmëroj se para 14 dhe 17 shkurtit ende ka lajme të mira që e presin Kosovën.

“Do të kemi edhe më shumë lajmë të mira para se të festojmë 3-vjetorin e fitores së madhe të 14 shkurtit dhe 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Vetëm me vendosmëri dhe punë të ndershme dhe të palodhshme mund t'ia kthejmë Kosovës dinjitetin dhe t'ia sigurojmë vendin e merituar në familjen e kombeve”, ka shkruar ajo pak ditë më parë në facebook.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim për ‘Bota sot’ ka përmendur zhvillimet politike që mund të shënojnë vitin 2024.

Image
Skender Mulliqi

“Qeveria e Kosovës gjithnjë e më shumë po konsolidohet në politikat e brendshme dhe sidomos në politikat e jashtme. Për herë të parë gjeti zbatim vurja e rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës. Prioritet sigurisht për vitin sa po kemi hy, do të jetë çështja e punësimit dhe të kategorive të ndryshme sociale. Pastaj, duhet fokusuar në ngritje të ekonomisë të vogël dhe asaj të mesme, por edhe të industrisë për të ulur edhe më shumë nivelin e të papunësuarëve, si dhe largimet nga Kosova. Nuk duhet harruar këtu se kjo Qeveri ka merita pse pas 24 vitesh qytetarët nga Kosova po lëvizin lirshëm për në shtetet e Evropës. Rritja e mirëqeniës sigurisht se duhet të ndodhë, kur dihet për koston e lartë të jetesës në krahasim më pagat relativishte ende të vogla. Ka sigurisht edhe shumë objektiva të tjera zhvillimore të cilat duhet të arrihen. Politikat e jashtme të fokusohen në inkuadrim të strukturave të BE-së dhe në NATO”, ka theksuar ai.

Analisti thotë se kjo do të bënte që Kosova të këtë siguri të madhe politike dhe të mbrojtjes të shtetësisë, që po na rrezikohet nga hegjomononizmi agresiv serbo rusomadh në rajon. Ky adresim në politikat e jashtme sigurisht se kërkon perforcime të reja politike më kuadro të zot.

“Vëmendja duhet fokusuar në forcimin e marrëdhënieve më botën perëndimore dhe veqmas me Amerikën mike. Bisedimet më Serbinë, nëse nuk kërcet lufta e re siҫ po e kërkojnë më ngulm diktatori i madh Putin më diktatorët e vegjël në Ballkan, në krye më Vuҫiqin, duhet të hynë në një fazë të re shumë më proaktive se deri më tash. BE nuk u tregua shumë e zonja që proceset t’i dërgon përpara, madje ishte e njëanshme në zhvillimin e dialogut Kosovë -Serbi, duke e përkedhelur këtë të fundit, më në krye më çetnikun Aleksander Vuqiq, i cili në zgjedhjet e fundit u përforcua më radikalet Sheshel dhe Nikoliq, dy protagonistë të tjerë të çetnikizmit. Vuҫiqi i fitojë zgjedhjet duke i vjedhur votat. Ky po vazhdon të shantazhon perëndiminin, duke u futur në gjirin e Rusisë dhe të Kinës. Në BH, Dodik po kërcënon më shkëputje, kurse në Kosovë kriza në veri po vazhdon, si produkt i shovenizmit, për të ndarjen e Kosovës mbi baza etnike”, vlerëson ai.

Sipas Mulliqit, Serbia do të jetë sërish burim krizash në rajon. Vuҫiqi krahas kërcënimeve permanente për luftë, po vazhdon lojën politike më kohën. Ai është duke i pritur zgjedhjet në BE, dhe ato në Amerikë, që do të mbahen këtë vit.

“Por, sigurishtë se presidenti serb, është duke llogaritur që Putin të dalë fitues në luftë më ukraniasit, të cilët po e mbrojnë shtetin sovran të tyre. Kur jemi këtu nuk duhet harruar se një rol të madh në paqen në Evropë, e ka edhe ndalja apo vazhdimi i luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rrypin e Gazës”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat