Ekspertët japin alarmin: Serbia synon nxitjen e konfliktit përmes metodave “millosheviqiane”/ Kështu duhet të mbrohet Kosova!

Politika

Ekspertët japin alarmin: Serbia synon nxitjen e konfliktit përmes metodave “millosheviqiane”/ Kështu duhet të mbrohet Kosova!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 9 janar 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim, Banjska 24 shtator 2023

Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës po vazhdon në mënyra të ndryshme.

Së fundi, Serbia ushtroi dhunë ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili vetëm disa ditë më parë nderoi të rënët e familjes Jashari përmes platformave sociale.

Përgjegjësinë për rrahjen e opozitarit Sanduloviq, e mori ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë Aleksandar Vulin.

Ky i fundit deklaroi se politikani serb u ndalua me urdhrin që e kishte dhënë ai sa ishte ne krye të detyrës.

Por, nuk ishte vetëm kjo, Serbia gjithashtu ndali edhe ish-ushtarin e UÇK-së, Haan Dakajn, i cili po kalohet kufirin në Merdar. Ai u ndalua dhe iu caktua masa e arrestit për 30 ditë paraburgim.

Edhe në Mal të Zi ndodhi një incident, ku serbët sulmuan e rrahën dy shqiptarë të Shqipërisë.

Shala: Qëllimi strategjik i saj është nxitja e një konflikti ndëretnik me përmasa rajonale

Image
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një përgjigje për “Bota sot”, veprimet që po i ndërmerr policia serbe ndaj shqiptarëve janë veprime të politikës të viteve 90-ta janë milloshoviqiane.

“Veprimet të autoriteteve fashiste serbe edhe njëherë e dëshmuan që qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të duhej të lëvizin për në botën perëndimore përmes territorit serb.

Beogradi zyrtar përmes policisë së saj ka aktivizuar elementet e saj inteligjente në pikat kufitare në drejtim të qytetarëve Kosovës që e kaluara e tyre ndërlidhet me luftën nacionale çlirimtare.

Ky veprim e forcon qëndrimin që klasa politike e viteve të 90-ta të politikës milloshoviqiane do të përdorin veprime parapolitike në krijimin e narratives që bota serbe është e rrezikuar nga ekspansioni i politikave ndërkombëtare që e mbështesin shtetin e Kosovës në raport me Serbinë”, thotë ai.

Sipas tij, të gjitha këto që i bën Serbia janë për të nxitur konflikt ndëretnik me përmasa rajonale për të nxitur turma të qytetarëve në veprim.

Gjatë javëve dhe muajve në vijim kosovarët që do të lëvizin në vendet evropiane ta shmangin Serbinë sepse qëllimi strategjik i saj është nxitja e një konflikti ndëretnik me përmasa rajonale ku si shkas do të përdoret sentimenti nacional kosovar (UÇK) për të nxitur turma të qytetarëve në veprim sikur brenda territorit të Kosovës gjithashtu në territorin e Malit të Zi, Kosovës Lindore dhe Maqedonisë së Veriut.

Organet e sigurisë në Kosovë i kanë paraparë gjithat skenarët e mundshëm që mund Serbia t’i zbatojë në teren dhe kështu veprimet do të jenë konfrom normativës së aplikuar në Republikën e Kosovës”, përfundon ai.

Tahiraj: Serbia në mënyrë permanente ka zhvilluar këtë agresion në forma të ndryshme ndaj Kosovës

Image
Saim Tahiraj

Veprimtari Saim Tahiraj, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Serbia nonstop bënë fushatë agresive nda shqiptarëve dhe Kosovës, duke thënë se këtë e dëshmoi më së miri edhe rrahja e opozitarit serb, se kush është kundër veprimeve serbe e pret kjo gjë.

Ai thotë se një situatë e tillë e pret Kosovën deri të forcohet ushtria e saj, që të jetë e gatshme të përballet vet me rreziqet që i paraqiten.

“Serbia nuk është që ka nisur një fushatë agresive kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovë, ajo në mënyrë permanente ka zhvilluar këtë agresion në forma të ndryshme. Ngjarjet e fundit e vërtetojnë këtë. Arrestimi i Sandulloviqit dhe rrahja brutale e tij, tregon se Serbia vazhdon të jetë një shtet totalitar ku nuk respektohet fjala e lirë. Kush ka guximin të dali kundër politikes diktatoriale të Vuçiçit e pret fati i njëjtë, si i Sandulviçit. Një sistem diktatorial, njëjtë si i Putinit në Rusi, rrahje brutale, tortura, vrasje deri në zhdukje, ndërsa agresion dhe luftë frontale me fqinjët. Këto veprime agresive të Serbisë do vazhdojnë edhe në të ardhmen, herë më të ngadalësuara e herë me intenzitet të shtuar.

Kjo situatë do vazhdojë deri sa të forcohet Ushtria e Kosovës e cila do i arrijë kapacitetet e mjaftueshme të mbron sovranitetin e vet, pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Gjithashtu duhet forcuar edhe AKI-ja, Policia e Kosovës dhe Mbrojtja Territoriale. Deri sa këto të arrihen, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe EULEX dhe shtetet tjera mike, asnjë veprim kokë në vete.”, thotë ai.

Më tej, thotë se edhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, tregon se Serbia është angazhuar për luftë.

Tahiraj, për shërbimet sekret serbe thotë se janë shumë të rrezikshme madje duke pasur mbështetjen edhe të Rusisë, Kinës Iranit madje edhe pjesë të Turqisë.

Andaj, ai shton se AKI-ja dhe shërbimet sekrete të aleatëve tanë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj tre.

“Arrestimi i ushtarit të UÇK-së është edhe një tregues, që të gjithë ata që ishin të angazhuar në luftë, mos të marrin guximin të udhëtojnë përmes territorit të Serbisë. Ka mjaft rrugë tjera alternative të cilat duhet t’i shfrytëzojnë.

Shërbimet sekrete serbe janë shumë të rrezikshme, kur dihet se kanë mbështetje nga shërbimet sekrete: Ruse, Kineze, të Iranit, shtetet Arabe dhe një pjesë e Turqisë. AKI së bashku me shërbimet sekrete të aleatëve tanë që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, duhet të jenë shumë të kujdesshme ndaj veprimeve të këtyre shërbimeve që përmes luftërave sociale tentojnë në vazhdimësi destabilizimin e Kosovës.

Ato shfrytëzojnë çdo segment të sistemit organizativ shtetëror dhe shoqëror. Si shembull më i mirë ilustrativ është Islami Politik në Kosovë, i cili është shumë i rrezikshëm dhe si cak ka sulmin mbi Rininë e Kosovës, si njëra ndër shtyllat kryesore ku mbështetet vet qëndrueshmëria dhe ardhmëria e shtetit tonë. Të gjitha institucionet e Kosovës, shoqëria civile dhe mbarë populli, duhet t’i bashkojmë dhe përqendrojmë forcat në luftë të pakompromis, që ta shpëtojmë rininë tonë nga kjo sëmundje e rrezikshme e cila po e rrezikon vet ekzistencën e saj”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat