Kërkohen ndryshime në Qeveri, analisti tregon dy Ministrat që duhet të largohen nga Kurti

Politika

Kërkohen ndryshime në Qeveri, analisti tregon dy Ministrat që duhet të largohen nga Kurti

Nga: P.R Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:30
Qeveria e Kosovës

Tashmë janë bërë gati tre vite që kur Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Republikës së Kosovës. Tanimë i mbetet edhe një vit që ta përmbush mandatin 4 vjeçar qeverisës, gjë të cilën ende nuk e ka arritur që ta bëjë asnjë qeveri deri më tani në Kosovë.

Por nga kryeministri Kurti po kërkon ndryshime në kabinetin e tij qeverisës. Së paku një të tillë e thotë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

“Ka kohë që e kam theksuar nevojën për riformatizim. Është praktikë kudo që ndodhin ndryshime për të quar përpara projektin qeverisëse në dikasteret, ministritë ku ka ngecje. Kështu që, nuk është turp për kryeministrin nëse bën ndryshime në qeveri duke larguar ministrat ku nuk ka pasur suksese”, shprehet Mehmeti, sipas të cilit Ministri Arben Vitia dhe Ministrja Arbërie Nagavci duhet të zëvendësohen me njerëz të tjerë.

“Në gjykimin tim janë dy ministritë nga ku rezultatet nuk janë të mira. Është Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, gjendja në terren si në arsim dhe shëndetësi është dëshpëruese”, thekson Mehmeti për “Bota sot”.

“Kryeministri duhet të sjell energji të reja, të cilat jam i bindur se do korri suksese më të mëdha në këto dy ministri mjaft të rëndësishme për vendin. Andaj, praktika e riformatizimit duhet të jetë kulturë e jo arroganca të mbizotërojë përballë mundësisë së ndryshimit për të mirën e përbashkët”, shton Mehmeti.

Por a do të bëjë ndryshime në qeveri Albin Kurti?

“Gjithsesi, nuk besoj se kryeministri Kurti do bëjë ndryshime, me ketë kabinet edhe do shkojë në zgjedhje të reja”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat