Alarmon eksperti i sigurisë: Serbia po jep sinjale të qarta për luftë – këto janë mesazhet!

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Serbia po jep sinjale të qarta për luftë – këto janë mesazhet!

Nga: A.SH Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:32
Nikola Sanduloviq

Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë në Kosovë, ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit që ndodhën në vendin tonë.

Elezi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qeveria serbe me verpimet e saj po ëdrgon sinjale për përshkallëzim të situatës së sigurisë.

Dhuna e opozitarit serb, arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, dhuna ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, të gjitha këto, Elezit thotë se janë aktivitete të dhunshme dhe përgatitje për përshkallzime.

“Republika e Serbisë dhe qeveria e saj në krye me presidentin e saj janë duke treguar mesazhe të qarta sa i përket përshkallëzimit të situatës së sigurisë.

Veprimet e para të tyre janë, si këto të fundit, dhuna.

Siç e kemi parë dhunën që kanë ushtruar ndaj një opozitari politik, pro perëndimor është një sinjal lufte gjithashtu organizimi i aktiviteteve të dhunshme kundër qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi se dhe arrestimin e fundit të qytetarëve shqiptarë të cilët kalojnë nëpër Serbi, e veçmas një ish-ushtarë të UÇK-së, e plaçkitja e dhuna që tregohet nëpër rrugët e Serbisë ku kalojnë qytetaërt e Kosovës janë sinjale dhe mesazhe të qarta për rritjen e nivelit të dhunës dhe sinjale se Serbia po përgatit aktivitete të dhunshme apo edhe zhvillime siç kemi parë deri më tash nga ana e saj”, deklaron ai.

Ai shqetësues e sheh edhe faktin që Serbia ka marrë vendim për shërbimni e detyrueshëm ushtarak, dhe kjo sipas Elezit, jep sinajl të qartë për luftë.

Për ne mbetet shumë shqetësues fakti se Serbia tanimë ka marrë një vendim prë shërbimin ushtarak të derytueshëm, me çka nënkuptojmë se tani Serbia përpos armatimit, ajo po përgatitet edhe në aspektin e burimeve njerëzore, me një fjalë, shërbimi i detyruar ushtarak jep sinalje të qarta të luftës.

Ne duhet t’i marrim shumë seriozisht këto sinjale dhe poashtu dhe në bashkëpunim me shtetet të cilat janë të rrezikuara, sidmos Bosnja, po ashtu në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO e cila është garantuese e sovranitetit të Kosovës të merren të gjitha masat për të pamundësuar një aktivitet të dhunshëm të Serbisë në Kosovë, i cili pasataj mund të zgjerohet në Mal të Zi dhe Bosnje”, thekson eksperti.

Në fund, thotë se Serbia po merr insktruksione nga Rusia, dhe kjo e fundit dëshrion një përshkallëzim në Evropë, Ballkan.

“Serbia si duket është e gatshme t’i marrë në konsideratë kërkesat e Rusisë, për të ushtruar një luftë ballkanike, me ç’rast defokusimin e forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe kështu e njejta ta ketë më të lehtë të zhvillimet ushtarake në Ukrainë.

Rusia mund të përdor satelitët e saj si Serbia për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Evropë, me çka Evropa mund të defokusohet dhe e njeta të tërhiqet në Ballkan, përkatësisht në Evropë.

Këto sinjale të Serbisë janë të qarta dhe tregues serioz se institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe ato ndërkombëtare duhet të bashkërendohen dhe të paraqesin plane operative për të parandaluar çdo konflikt të ri në Ballkan apo edhe në Kosovë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat