“Rasti Sandulloviq, arrestimi i pjesëtarit të UҪK-së, rrahja e shqiptarëve në Mali të Zi, këto janë planet e tjera të afërta të Vuҫiqit në Ballkan”

Politika

“Rasti Sandulloviq, arrestimi i pjesëtarit të UҪK-së, rrahja e shqiptarëve në Mali të Zi, këto janë planet e tjera të afërta të Vuҫiqit në Ballkan”

Nga: H.O. Më: 10 janar 2024 Në ora: 22:00
Rasti Sandulloviq

Njohësi i ҫështjeve politike në vend, Skender Mulliqi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq, mjaftë është toleruar deri më tani me politikat luftënxitëse.

Sipas tij, Vuҫiq po këmbëngulë tek ideja e ndarjes së Kosovës dhe nëse vazhdon me këto ide, ai ka tendenca për ndryshime kufijsh në Ballkan. Mulliqi thotë se presioni duhet t’I shtohet nga Perëndimi dhe Amerika.

“Brukseli dhe Uashingtoni mjaftë gjatë i toleruan politikat luftënxitëse të Vuqiqit në rajon. Presidenti serb, më të madhe është duke e shtyer idenë e ndarjes së Kosovës, duke nxitur shpërthim krizash edhe këtë vit. Mos ndryshimi në kreun e Serbi, edhe pas këtyre zgjedhjeve konfirmon përcaktimet politike, për tendencën e Vuqiqit për ndryshim të kufijve më dhunë në Ballkan. Kampi shovinist politikë në Beograd do të vazhdojë me politikat e viteve të 90 të shekullit të kaluar, nëse nuk  i shtohet presioni i Perëndimit dhe Amerikës. Kosovës duhet hapur dyertë në OKB, në inkuadrim në strukturat e BE dhe në NATO. Kjo është më duket formula më e mirë për t’i ndaluar autokratet Putin dhe Vuqiqi,  që më hapjen e frontit të tretë të luftës edhe në Ballkan, ti realizojnë idetë për botën ruse dhe për botën serbe”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë më tutje se, shërbimet intelegjente serbe dhe ruse kanë filluar të operojnë më të madhe në rajon, që sa më shumë të krijohen incidente ndëretnike deri në eskalim të ndonjë konflikti ushtarak.

“Viteve të fundit është intensifikuar veprimtaria subversive e kleronacionalizmit. Këta kanë për synim forcimin e lidhjeve të ultranacionalizmit së bashku më Kishën Ortodokse Serbe. Incidentet që ndodhen këtyre ditëve më Sandulloviqin, më arrestimin e pjestarit të UQK, rrahjen e shqiptarëve në Zelenicë të Malit të Zi nga serboqetnikët, e kërcënime të tjera, sigurisht se nuk janë të rastësishme. U rrahën pse janë shqiptarë midis magjistralës të Adriatikut. Vuqiq dhe radikalët e tjerë në pushtet kanë vu në funksion propagandën gebelsiane. Vuqiqi nuk duhet lejuar të tallet më BE dhe Amerikën. Ai hapur është duke testuar fuqinë e tij, për të arritur objektivat e kahmotshme për Serbi të Madhe, duke i ndëshkuar shqiptarët, më marrjen e sërishme të pjesës më vitale të Kosovës”, thekson ai.

Mulliqi thotë më tutje se, Vuqiqi ka kompletuar garniturën e fashistëve në pushtet në Serbi, më Nikoliqin dhe Sheshelin, Porfirijen, në Bosnje ka Dodikun dhe në Mal të Zi , Mandiqin.

“Bota Perëndimore duhet të ndalon sa më herët politikat e tilla, të cilët më sundimtarin Vuqiq në Serbi, mund të sjellin trazira në rajon. Pas tragjedisë më të madhe pas luftës së Dytë Botërore, që solli regjimi i Millosheviqit, eksponenti i tij politik, Aleksander Vuqiqi në Beograd po ringjallë botën serbe. Patriarku Porfirije dhe peshkopët po e mbështesin regjimin kriminalë të Vuqiqit. Për këto dhe shumë e shumë arsye të tjera, ishte dashur që BE dhe Amerika ta ndëshkojnë dhe ta izolojnë deri në largim, regjimin terrorist të Aleksander Vuqiqit”, vlerëson ai për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat