Eksperti i sigurisë tregon shtetin që kreu hetimet për sulmin terrorist serb në Kosovë

Politika

Eksperti i sigurisë tregon shtetin që kreu hetimet për sulmin terrorist serb në Kosovë

Nga: P.R. Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:20
Banjska pas 24 shtatorit

Deputetja konservatore britanike, Alicia Kearns tha se një vend i ka hetimet për sulmin terrorist serb në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Por sipas deputetes, shteti që ka kryer hetimet nuk po i bën publik ato, ani pse kanë kaluar gati më shumë se tre muaj që kur ndodhi sulmi terrorist serb në Kosovë.

“Unë e di që një vend tjetër – një vend i Five Eyes – ka me të vërtetë një hetim të tërë, por ata nuk janë të gatshëm t’i publikojnë ato rezultate. Kështu që, unë mendoj se në Mbretërinë e Bashkuar duhet të dalin me rezultate duke shpjeguar saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë sepse Vuçiq ende thotë se ajo që ndodhi atë ditë, nuk ka ndodhur”, u shpreh Alicia Kearns, gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron.

E eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka lënë të nënkuptohet se behët fjalë për shtetin e Gjermanisë.

“Sa i përket mospublikimit të raportit përfundimtar, kjo është si rezultat i kërkesës që ka ardhur nga partneri i qeverisë së Kosovës në nivel evropian, i cili ende është promotor i politikës dhe sigurisë në kuadër të këtij formacioni, i cili do të duhej të priste derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare, dhe më pas ta bëjë publike për të penalizuar rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

“Pra, sipas kësaj, aluzioni mbetet në pjesën e politikës zyrtare të “Berlinit” që kërkoi një veprim të tillë nga Institucionet e Kosovës që mos të veprohet pa koordinim të tyre”, shton eksperti Shala.

Por çfarë është “The Five Eyes”?

“The Five Eyes (FVEY) është një aleancë e inteligjencës Anglosferë që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Këto vende janë palë në Marrëveshjen shumëpalëshe MB-SHBA, një traktat për bashkëpunimin e përbashkët në inteligjencën e sinjaleve. Joformalisht, Five Eyes mund t'i referohen edhe grupit të agjencive të inteligjencës të këtyre vendeve.Por nga evaluimi i kërcnimeve të botës moderne disa vende tjera kanë kërkuar me qenë anëtarë të mundshëm të Pesë Syve si Izraeli Singapori, Koreja e Jugut dhe Japonia të cilat vazhdojnë të bashkëpunojnë me aleancën, megjithëse asnjë prej tyre nuk është “zyrtarisht anëtarë””, shpjegon Shala.

Sipas tij, në vitin 2018 ka dal në pah të jetë “Pesë Sytë Plus”, përmes një iniciative të quajtur ndonjëherë "Five Eyes Plus 3".

“Five Eyes formuan shoqata me Francën, Gjermaninë dhe Japoninë për të prezantuar një kornizë të shkëmbimit të informacionit për të kundërshtuar kërcënimet që lindin nga aktivitetet e huaja të Kinës si dhe Rusisë. Five Eyes plus Franca, Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë informacione rreth aktiviteteve ushtarake të Koresë së Veriut duke përfshirë raketat balistike, në një marrëveshje të quajtur ndonjëherë "Five Eyes Plus". Nga puna në terren ështe avancuar formati fillestar ne “Nëntë Sytë” e cila është një marrëveshje e ndryshme që përbëhet nga të njëjtët anëtarë të Five Eyes që punojnë me Danimarkën, Francën, Holandën dhe Norvegjinë në pjesen e migracionit dhe shkëmbimit të informacioneve për kontinentin afrikan. Por mund të konstatojm nga dokumenti i Edward Snwden që ky formacion i pese syve ka evaluar në “Katërmbëdhjetë Sytë” ku ekziston një marrëveshje tjetër pune midis 14 kombeve të njohur zyrtarisht si SIGINT Seniors Europe, ose "SSEUR". Këta "14 Eyes" përbëhen nga të njëjtët anëtarë të Nine Eyes plus Belgjika, Gjermania, Italia, Spanja. dhe Suedia”, përfundon Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat