Pas 30 vitesh Halil Geci shkeli tokën që “ia premtuan Rankoviqit” - Godet gjeneralët: “Albini dhe Amerika ua prishi amanetin”

Politika

Pas 30 vitesh Halil Geci shkeli tokën që “ia premtuan Rankoviqit” - Godet gjeneralët: “Albini dhe Amerika ua prishi amanetin”

Nga: N. Shaqiri Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:58
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka treguar se pas 30 viteve ka shkelur veriun e Kosovës.

Geci thotë se me këtë vizitë ka bërë një gabim, duke shtuar se, nuk do ta falin Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Isa Mustafa dhe gjeneralët e luftës pasi vizitoi tokën që ia kishin premtuar Rankoviqit.

 “Pas 30 viteve e shkela veriun! E di që e kam bërë një gabim që nuk do të ma falin Polari, Rama dhe Mustafa si dhe “generallat” e Hashimit së bashku me dy partitë LDK-PDK që ua shkela veriun e Mitrovicës, tokën që ia kishin premtuar Rankoviqit si amanet që ua kishte lënë të lartpërmendurve. Amaneti i Rankoviqit ishte ky: “Dëgjoni bijtë e mi! Herdo - kurdo, Mitrovicën, Zveçanin dhe Ujmanin ta ktheni””, thotë Geci.

Ai shton se, kryeministri Albin Kurti dhe Amerika ua prishi amanetin.

“Amaneti i Rankoviqit si duket nuk u jetësua falë Albinit dhe Amerikës. Sot shëtita në veri, si në qendër të Prishtinës. Të gjitha makinat e Kosovës ishin regjistruar me tabela të Republikës, asnjë makinë nuk e vërejta pa tabela. Qytetarët e veriut kishin mbetur në vitet e 90-ta, shtëpi të dobëta, qyteti me pak rini”, tregon Geci, i cili shton se, Serbia e kërkon veriun, Trepçën dhe Ujmanin të cilat janë për Kosovën si zemra.

“Sot nga zemra më duhet t’i them Albinit faleminderit dhe shumë faleminderit që nuk e dorëzove pasurinë e atdheut tonë në dorën e kriminelëve dhe kaq! Sot me dy shokët e mi, Besin dhe Bashkim Pecin u nisëm nga ETC për ta vizituar Mitrovicën e veriut, Zveçanin, Banjën. U kthyem në vendin ku firmat shqiptare të afërta me “generallat” e Polarit ndërtuan koloni në Luginën e Diellit, u kthyem në lagjen e spitalit ku u vranë dhe u dëbuan shqiptarët në dorën e KFOR-it francez. Falënderimi shkon edhe për policinë tonë, institucion ky më i besueshmi i qytetarëve”, shprehet tutje Geci.

Ai tutje tergon se është munduar edhe që ta sheh barkën e Radoiqiçit “me të cilën shëtiste Thaçi, por si duket ia kanë fshehur jaranat e Polarit e nuk e pashë”.

“Sot e kisha radhën të shëtis unë dhe dy shokët e mi, Besi dhe Bashkim Peci që e vizituam cep me cepë veriun dhe kudo që ndaleshim, qytetarët e minoritetit serb kishin respekt kur ju flisnim shqip. Falemnderit Albin! Thank you America! Faleminderit Polici e Kosovës!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat