Tomë Gashi: Ja pse provat e dëshmitarëve të vdekur nuk duhet të pranohen nga Specialja - ka një paralajmërim të fuqishëm!

Politika

Tomë Gashi: Ja pse provat e dëshmitarëve të vdekur nuk duhet të pranohen nga Specialja - ka një paralajmërim të fuqishëm!

Nga: M.Haziri Më: 12 janar 2024 Në ora: 20:24
Tomë Gashi

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes platformës online “Zoom”, ka thënë se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kranisiqit është miratuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera.

konferencën për informimin javor të datës 11 janar 2024, Doyle ka thënë se kjo kërkesë përfshinte edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se provat ë dëshmitarëve të vdekur nuk duhet të pranohen si të vlefshme për asnjë gjykim.

Provat e dëshmitarëve të vdekur nuk mund të pranohen si prova të vlefshme për asnjë gjykim e në këtë rast as për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së. Kjo për arsye sepse atyre apo avokatëve të tyre asnjëherë nuk iu është mundësuar që të kenë mundësinë t’i marrin në pyetje këta dëshmitarë derisa ata kanë qenë gjallë”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që avokatët duhet të bëjnë kërkesa që të njejtat prova të mos pranohen pasi për këtë edhe paguhen nga buxheti i Kosovës.

Ato deklarata nëse Gjykata i pranon si prova bën gabim procedural dhe me ankesë në kohën e duhur këto prova duhet të shpallen prova të papranueshme, normal nëse mbrojtja këtë e kërkon.

E avokatet duhet ta bëjnë këtë kërkesë sepe këtë punë e kanë dhe janë të paguar super mirë që të mos bëjnë gabime. Deri më tani avokatët në Gjykatën Speciale janë paguar rreth 20 milion euro nga buxheti i Kosovës”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat