Furnizimi i Kosovës me “Javelin”, Serbia pësoi goditje të rëndë, Halimi jep detaje: Ja çka mund të shkatërrojë sistemi anti-tank!

Politika

Furnizimi i Kosovës me “Javelin”, Serbia pësoi goditje të rëndë, Halimi jep detaje: Ja çka mund të shkatërrojë sistemi anti-tank!

Nga: A.M. Më: 12 janar 2024 Në ora: 22:24
Një ushtar amerikan duke hedhur një raketë me sistemin kundërtanke, Javelin.

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, "Javelin".

Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Kjo gjë u vlerësua lartë në Kosovë, derisa nga Serbia kishte reagime të ashpra.

Për këtë çështje një prononcim për gazetën ‘Bota sot’ foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Së pari, ai tregoi disa informacione mbi sistemin kundërtank, Javelin.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

“Lajmi i fundit lidhur me kërkesën e Kosovës drejtuar Amerikës për furnizim me “Javelin”, e cila nuk është vetëm antitank, por sipas informacioneve mbi këtë pajisje, ajo është e aftë për shkatërrim edhe të helikopterëve, objekteve dhe ndërtesave, madje është me rëndësi të veçant, pasurimin e ushtrisë sonë me mjete të modernizuara dhe mjaftë efektive ushtarake”.

Krahas kësaj, tha se ky vendim nga Amerika do jetë një mesazh shumë i fortë edhe për Serbinë e Vuçiqit.

"E nëse aprovohet kërkesa e tillë nga SHBA, atëherë konfirmohet qëndrimi pozitiv i Amerikës ndaj Kosovës, përkatësisht vazhdimësia e një miqësie të fortë siç ka qenë përherë.

Po ashtu, kjo jep mesazh edhe ndaj Serbisë, që Kosova ka një burim të fortë asistimi në ushtri në rast se provon Serbia të tregoj apetitet e saja agresive ndaj Kosovës”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat