Blerja e raketave “Javelin”/ Ish-ushtaraku thotë se Rusia e Serbia u “nervozuan” – përmend rrezikun për ‘ndezje’ të një konflikti!

Politika

Blerja e raketave “Javelin”/ Ish-ushtaraku thotë se Rusia e Serbia u “nervozuan” – përmend rrezikun për ‘ndezje’ të një konflikti!

Nga: A.SH Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të tyre në kryeqytetin serb, më 11 janar.

Këtë për REL e ka pranuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ish-ushtaraku, Hafir Hoxha, në një prononcim për “Bota sot” duke thënë se nuk ka të dhëna të sakta rreth kësaj çështjeje, vlerëson se aramtosja e FSK-së duhet të bëhet rregullisht, në kooordimin me aleatët tanë.

Ai në këtë mes shton se, Serbia iu ka dalë nga kontrolli sepse sipas tij, këta tre faktorë janë vonuar.

“Armatosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet rregullisht në koordininim me aleatët e NATO-s.

ShBA, BE dhe NATO, janë faktorët kryesorë që kontrollojnë dhe menaxhojnë çështjen e sigurisë në BE, ata i dinë projektet afatgjata që ishin, pra që Rusia të largohet nga ndikimi ushtarak dhe i sigurisë nga Ballkani, këtë synim ende nuk e kanë arritë pasi Serbia, Republika Srpska dhe disa parti në Malin e Zi janë aleate të Rusisë dhe ende Rusia i përdor këto hapësira si elemente te dekoncentrimit nga lufta në Ukrainë ose manovrim në politikën gjeostrategjike .

ShBA, BE dhe NATO duhet ta vlerësojnë se a është më logjike, më e arsyeshme të përforcohet Ushtria e Kosovës e që i bën nervozë Serbinë dhe Rusinë, a dmth që ata të dorëzohen, apo ka efekt negativ që ata do të përforcohen më shumë e t’u shkojë në favor kjo politikë që të ndezet një konflikt i armatosur në Ballkan.

Me vetë faktin që këta faktorë janë vonuar dhe nuk kanë arritur me kohë pas vitit 2000 me e futë Serbinë nën kontroll tani u kanë dalë telashe me të, pasi Serbia ka lidhë marrëdhënie të reja ekonomike e ushtarake edhe në Kinë gjë që e komplikon më shumë situatën”, shpjegon ai.

Më tej, tregon mënyrën se si do ta vënë nën kontoll Vuçiqin si dikur Millosheviqin.

Sipas Hoxhës, Kosova duhet të mbrohet në veri në rast të ndonjë sulmi eventual, dhe NATO të marrë masat kundër Serbisë që të mos dëgjohet ajo në Ballkan.

Personalisht, mendoj se ShBA e ka nën kontroll Vuqiçin të cilin vinë e përforcojnë në pushtet, duke i liruar edhe pak “diktaturë demokratike”, duke ia dhënë mundësinë të jetë aq i fuqishëm, pa opozitë në Serbi që çka të vendosë ai të zbatohet, e pastaj të jetë i dëgjueshëm për ShBA sikur ishte Millosheviqi 1998, që përmes tij ShBA i krijonte rrethanat dhe kushtet të veprojë siç ka vepruar në favor të saj.

Pra, Kosova duhet të përforcohet që të mbrohet në veri në rast të ndonjë ekcesi luftarak atje! Por, arsyen dhe niveli i armatosjes nuk mundemi ne me e ditë, a bëhet për përforcim final definitiv si ushtri dhe aleat në NATO!? Apo të përforcohet aq sa mundet të rezistojë dhe të ndalë sulmin eventual serb që pastaj forcat e NATO-s t’i marrin masat e duhura ndaj Serbisë që me e pru në atë gjendje që zëri mos me iu dëgju më vonë dhe të humbë rolin e faktoktorit kryesor që ka tani në Ballkan.

Politika kosovare nuk ka ndikim të madh në këto lëvizje, Kosova duhet dhe mundet të punojë në edukimin e popullatës si të reagojë në kriza emergjente, në katastrofa natyrore dhe në luftë, të përgatisë dhe të zhvillojë infrastrukturën për këto shërbime (strehimoret, rezervat e duhura, fabrikimin dhe prodhimin e gjërave të nevojshme për mbrojtje) koordinimin me Shqipërinë për këto raste dhe politika më të thella në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët, elemente që mungojnë shumë te ne.

Kurse Forca e Sigurisë, fuqia, armatimi dhe detajet e saj nga Kosova duhet të jenë si politikë kryesore për mbrojtje por në koordinim, siç e ceka më herët, me ShBA-në NATO-n dhe BE-në, duke pasur kujdes që mos të dëmtohen projektet, konceptet e tyre finale, kuptohet nëse nuk cënohen të drejtat dhe synimet tona për vendin dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Ballkan”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat