Alarmon Veseli: Ky është kapitulli i ri serb, roli i Ramës në Ballkan ka trazuar Serbinë!

Politika

Alarmon Veseli: Ky është kapitulli i ri serb, roli i Ramës në Ballkan ka trazuar Serbinë!

Nga: A.SH Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:57
Edi Rama

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar nga Shërbimi sekret serb (BIA), pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Mediat serbe raportojnë se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarët e shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova, për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH.

E për këtë ka folur edhe ish-kreu i SHIK Fatos Klosi.

Sipas tij lajmi duket i sajuar pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.

Por, ai tregoi se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi.

Ndërsa theksoi se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake por çështje që lidhen me politikën.

Kurse, koloneli në pension, Afrim Veseli, ka thënë se kapitulli i ri serb është që të fillojë sulmet mediale dhe diplomatike kundër Shqipërisë.

“Arrestimi në Serbi dhe akuza për spiunazh për Shqipërinë, është veq kapitull i ri i Serbisë, për të filluar sulmet mediale dhe diplomatike ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Roli i madh stabilizues në Ballkanin Perëndrimor që Shqipërisë dhe Edi Ramës i është dhënë, Serbinë e ka trazuar dhe ajo duket e humbur”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat