Siguria në vend dhe kërcënimet e Serbisë, flet anëtari i komsionit të AKI-së

Politika

Siguria në vend dhe kërcënimet e Serbisë, flet anëtari i komsionit të AKI-së

Nga: A.SH Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:59
Sulmi në Banjskë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar në Komsionin për Mbikëqyrje të AKI-së, Vendenis Lahu, në një intervistë për "Bota sot", ka thënë se siguria në vend është e mirë, por që duhet të kemi kujdes që të mos përsëritet rasti i Banjskës.

Kjo sipas tij, pasi Serbia vazhdimisht po përdor gjuhë inflamatore dhe fuqizimin e nxitjes së elementeve kriminale e radikale.

Ai thotë se së bashku me partnerët tonë duhet ta analizojmë e vlerësojmë rrezikun potencial që kanoset nga Serbia.

“Situata e sigurisë në Kosovë për momentin është e mirë por duhet ndjekur me kujdes veprimet destabilizuese e kërcënuese që fqinji ynë verior po i ndërmerr qe një kohë e sidomos vitin e fundit. Që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë Serbia ka përshkallëzuar veprimet e saj destabilizuese e kërcënuese jo vetëm ndaj Kosovës por edhe në rajon.

Kulmi i këtyre veprimeve ishte sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë edhe një polic i Policisë së Kosovës.

Image
Vendenis Lahu

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, si dhe gjuhën inflamatore që po përdor Serbia, fuqizimin e nxitjen e elementeve kriminale e radikale të saj, duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në mënyrë që të mos përsëritet një skenar i ngjashëm si i Banjskës dhe të sigurohemi që rendi dhe ligji të respektohet në çdo cep të vendit.

Bashkë me partnerët ndërkombëtarë duhet ta analizojmë e vlerësojmë rrezikun potencial që kanoset nga Serbia e cila vazhdon të bëhet me agresive e jodemokratike sesa ka qenë para 2 apo 3 vitesh”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat