Zbulohet prapavija e deklaratës së fundit nga Bërnabiq – ja “fasada” që serbët po përdorin ndaj ndërkombëtarëve!

Politika

Zbulohet prapavija e deklaratës së fundit nga Bërnabiq – ja “fasada” që serbët po përdorin ndaj ndërkombëtarëve!

Nga: M.Haziri Më: 14 janar 2024 Në ora: 19:53
Dialogu Kosovë - Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabic, tha se është e nevojshme që në mënyrë efektive të formohet qeveria e re e Serbisë, fokusi kryesor i së cilës tha se do të jetë dialogu me Kosovën.

“Për të vazhduar punën për integrimet evroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Ai thotë që ky vit do të stërzgjasë dialogun Kosovë – Serbi dhe se deklarata e Bërnabiq mund të jetë edhe puro politike pa ndonjë synim të mirëfilltë mbrapa.

Sipas deklaratave në përmbyllje të vitit të kaluar, të aktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë: Amerikan e evropian, e gjithashtu vizita Ministrit anglez Cameron, le të kuptohet, se ky fillim viti, do të përshkruhet me agjendë të dinamizuar të bisedimeve Kosovë -Serbi. Ajo çfarë është evidente dhe duhet theksuar është se çdo stërzgjatje në proces, ka rezultuar në disfavor të Kosovës. Deklarata e Bernabiç në anën tjetër, mund të jetë edhe puro politike, pa ndonjë synim të mirëfilltë mbrapa. Sepse pala serbe e di çfarë pret komuniteti ndërkombëtarë. Në ketë kontekst, bëjnë deklarata pozitive, edhe kur mendojnë dhe veprojnë ndryshe”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që Kosova duhet të përqendrohetnë fokusin politik në veçanti në të ndërkombtarë.

Gjithsesi është me rëndësi të shfrytëzohet ky momentum, çasti që në nga pranvera e vonë, fokusi politik do të orientohet drejtë zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, pastaj do të fillojnë fushata zgjedhore gjithandej dhe Kosova do të futet në një status quo të re, pa asnjë vizion për të ardhmen. Kosova, duhet t'i bëjë detyrat e shtëpisë, përfshi edhe qasjen konstruktive në proces”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat