“Ky ka qenë një gabim i madh”/ Paralajmërimi i fuqishëm i Von Cramon për dialogun Kosovë – Serbi, përmendet ky rrezik!

Politika

“Ky ka qenë një gabim i madh”/ Paralajmërimi i fuqishëm i Von Cramon për dialogun Kosovë – Serbi, përmendet ky rrezik!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 janar 2024 Në ora: 17:04
Viola von Cramon

Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk shihet të jetë afër. 

Mos respektimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe provokimet e vazhdueshme që bën, lë të kuptoj që nuk ka interesim për dialog dhe normalizim të raporteve. 

E shqetësuar për këtë situatë shprehet edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. 

Ajo deklaroi se Kosova duhet të bëjë progres në procesin e dialogut, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian më 9 qershor. 

Cramon përmendi edhe marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë të muajit shkurt, dhe aneksin e zbatimit, për çka tha se BE ka bërë gabim që nuk ka kërkuar nënshkrim nga palët. 

Në konferencë për media, deputetja në Parlamentin Evropian deklaroi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen. 

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen ishte deklarata që u përmend marrëveshja e Ohrit. 

Mendoj se është bërë një gabim vitin e kaluar sa i përket Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e këtij aneksi dhe marrëveshjes. Dhe mendoj që kjo ka qenë një gabim i madh, mirëpo çka është brenga ime është nëse vonojmë të gjithë procesin, atëherë mund të kemi probleme. Sepse do të kemi zgjedhjet e Bashkimit Evropian që na presin në mes verë”, deklaroi ajo. 

Tutje, ajo mohoi se ka pasur zbutje të termave për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. 

 Por çfarë paralajmëroi Cramon me këtë deklaratë? Çfarë do të ndryshonte nëse marrëveshja e Ohrit do të nënshkruhej? 

Qarri: Zgjedhjet në SHBA mund të ndryshojnë kahjen e dialogut Kosovë  - Serbi 

Image
Gani Qarri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri. 

Ai thotë që Serbia nënshkruan vetëm marrëveshjet që i përshtaten. 

Sipas analistit me të drejtë shqetësohet Cramon pasi  zgjedhjeve të qershorit në BE, ndryshimi i përbërjes së Parlamentit Evropian, ku sipas sondazheve pritet rritje e ekstremit të djathtë, mund të ketë tejet efekt negativ. 

“Fakti se Serbia tash e mbi 12 vite dialog të ndërmjetësuar nga BE me Kosovën, zbaton vetëm ato marrëveshje që asaj i konvenojnë, si dhe ndonjë tjetër si marrëveshja për targat, pas mese 12-13 vitesh vonesë dhe atë. Pjesërisht dhe vetëm pas shumë problemesh të shkaktuara në veri, që nga bllokimi i rrugëve e deri te sulmet e armatosura të bandave kriminale serbe, kundër policisë së shtetit të Kosovës, detyron Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar, që të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm. I cili garanton zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve, në dialogun maratonik Kosovë-Serbi. 

Këtë e dëshmon më së miri, letra e qeverisë serbe drejtuar vetëm para pak kohësh Bashkimit Evropian, se Serbia nuk do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e dakorduara edhe së fundi, në Bruksel si dhe Aneksin e Ohrit, letër që në fakt, pason deklaratat e Vuçiqit se dakordimi, pa nënshkrim i marrëveshjeve, nuk obligon Serbinë, për zbatimin e tyre, akte këto të cilat detyruan BE-në që zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën, t’i vendosen si kusht, në kapitullin 35, të rrugëtimit të Serbisë për inkuadrim në Bashkimin Evropian, ngase pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, marrëveshja e dakorduar nuk po zbatohet nga Serbia. 

Shto kësaj faktin tjetër shumë të rëndësishëm, siç shprehë me të drejtë brengën edhe vet zonja  Viola von Cramon, se pas zgjedhjeve të qershorit në BE, ndryshimi i përbërjes së Parlamentit Evropian, ku sipas sondazheve pritet rritje e ekstremit të djathtë, mund të ketë tejet efekt negativ dhe të bie edhe mbështetja për Kosovën në Parlamentin Evropian, gjë që do ti shkonte për shtati vetëm Serbisë”, u shpreh ai. 

Sipas analistit edhe Kurti është në dijeni të qëndrimeve manipuluese të Serbisë. 

Duke vazhduar ai thekson që situata e tensionuar në gjith botën mund të shpërqëndroj vëmendjen në dialogun Kosovë – Serbi. 

Prandaj, zonja von Cramon, si njëra ligjvënëse dhe zyrtaret më të larta shumëvjeçare të BE-së, si dhe Raportuese për Kosovën në BE, i di më së miri arsyet kur shprehet, se ishte gabim i madh që palëve nuk iu kërkua nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, gjë që në vijimësi e kërkon edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke ditur qëndrimet manipuluese të Serbisë. 

Cramon, kishte plotësisht të sepse siç sqaroi vet ajo, nëse procesi i zbatimit të marrëveshjes vonohet, atëherë vërtet mund të kemi edhe më shumë probleme, për faktin se pas zgjedhjeve të qershorit në BE, mund të vijnë në fuqi dhe pozita udhëheqëse edhe në Parlamentin Evropian, disa individë të ekstremit të djathtë, të cilët nuk e përkrahin Kosovën. Shto kësaj faktin tjetër, se çfarë ngarkese përbën për BE-në lufta në Ukrainë, lufta në Rripin e Gazës, kërcënimet e Kinës për ta sulmuar Tajvanin etj, pra ka aq shumë probleme aktive gjithandej botës, sa që siç sqaron edhe vet zonja von Cramon, mund të mos gjejë askush më kohë, që të kujdeset edhe për dialogun dhe arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, shpjegoi ai. 

Në fund, Qarri përmend zgjedhjet në SHBA, ku nëse Trump fiton zgjedhjet atëherë nuk mund të themi që kemi përshpejtim të dialogut dhe mund të kthehet në dëm të Kosovës. 

“Befasia tjetër me të panjohura të reja, na pret në nëntor të po këtij viti, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale edhe në SHBA, veçanërisht nëse në pushtet vije, sërish Donald Tramp, me ç` rast mund të ndryshoj qasja tërësisht, madje edhe në dëm të Kosovës, kështu që, po të kishte marrëveshje të nënshkruar, nga palët, siç thotë zonja von Cramon, pa marrë parasysh ndryshimet. Ndoshta sërish mund të ndodhnin vonesa, por Serbia nuk do të mund tu ikte më, obligimeve ndërkombëtare, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe të emisarit special të SHBA-ve”, nënvizoi Qarri për “Bota sot”. 

Mulliqi: BE, me ndërmjetësit ndërkombëtar Borrell dhe Lajçak, bënë gabime  në mbarëvajtjen e dialogut 

Ndërsa analisti tjetër politik Skënder Mulliqi tha se fillimisht ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak kanë gabuar në mbarëvajtjen e dialogut dhe kështu Vuçiq fitoi kohë për të provokuar Kosovën. 

Image
Skënder Mulliqi

“BE, me ndërmjetësit ndërkombëtar Borrell dhe Lajçak, bënë gabime në mbarëvajtjen e dialogut për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk u avancua ky proces,  se në maratonën e bisedimeve, Vuçiqi u tolerua shumë gjatë në manovrimet e tij politike duke përfituar në kohë, në mos zbatim të shumë marrëveshjeve të firmosura në Bruksel. Vuçiqi këtë tolerancë të BE-së e shfrytëzoj mirë që krahas zhvillimit të bisedimeve të vepron në terren më strukturat kriminale paralele serbe dhe grupin paramilitar rus Ëagner të shkakton incidente të rënda në veri për të bërë faktike ndarjen mbi baza etnike”, thotë ai. 

Më tej, Mulliqi shton se deklarata e Cramon tregon se Serbia nuk do të tolerohet më si është toleruar më heret dhe se nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit do të ishte në të mirë të Kosovës. 

BE në fillim i pranojë zgjedhjet si të ligjshme, për të ndryshuar qëndrim pa vonuar shumë me motivacion se zgjedhjet ishin me dalje minimale, duke kërkuar nga kryeministri Kurti , largimin e policisë të Kosovës nga veriu, të cilët vunë rend dhe ligj për herë të parë pas luftës në këtë pjesë të vendit. Kjo qasje apo më mirë më thënë ky lëshim nga ana e BE bëri që bandat serbe të marrin guxim që të veprojnë pandalshëm për destabilizmin e vendit. Erdhi kështu edhe të rasti terroristë shtetëror i Vuçiqit dhe Radoiqiqit ne Banjskë. Të gjitha këto ishin lëshime të cilat Vuçiqi i shfrytëzoj për të mos firmos marrëveshjet e Brukselit dhe atë të Ohrit. 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkojë përparim të procesit të dialogut, por  duke pranuar së BE ka bërë gabime që ka tolerua Vuçiqin , që mos të nënshkruan aneksin e marrëveshjes të Ohrit. Ajo në konferencën për media, kërkoj që masat ndaj Kosovës të hiqen. Më të drejtë shfaqi dronë që procesi  duhet të përfundon para mbajtjes së zgjedhjeve të BE, së ka mundësi të ndryshohet gjendja , së në krye të presidencës vjen Hungaria e autokratit Viktor Orban , i cili haptazi ka dalë në përkrahje të Serbisë dhe të Rusisë. 

Cramon kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në veri, këtë deklaratë të zonjës Viola von Cramon duhet kuptuar edhe si ndryshim qëndrimi të BE, ndaj Serbisë, e cila nuk do të tolerohet  në obstruksionet e saja politike, duke nxitur eskalim të situatës në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe në BH”, foli Mulliqi. 

Në fund, ai tha se regjimi autokrat i Vuçiqit, si gjithë autokratët njohin vetëm gjuhën e forcës, dhe mendoj, se këtë vit, Serbia do të përballet me trysni të madhe politike. 

 “Në pyetjen  tuaj se a do të kishte ndryshim nëse Vuçiqi do të nënshkruante aneks marrëveshjen e Ohrit, mendoj, së Serbia faktikisht do të njihte pavarësinë e Kosovës, dhe kjo do të ndryshonte shumë rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve politike. Këtë gatishmëri ende Serbia e regjimit promillosheviqian nuk po e pranon. Mendoj, së Vuqiqi do të kupton se Rusia nuk ka mundësi t’i ndihmon , se është zënë me luftën në Ukrainë , të cilën do ta humbas  Putin. BE dhe Amerika nuk do të tolerojnë në pafundësi politikën e dyfishtë të Beogradit, me Evropën  sa për të vjelë të mirat materiale, e me Moskën duke i mbajtur të gjitha lidhjet politike dhe vëllazërore. Regjimi autokrat i Vuçiqit, si gjithë autokratët njohin vetëm gjuhën e forcës, dhe mendoj, se këtë vit, Serbia do të përballet me trysni të madhe politike por edhe të masave të tjera që të heqë dorë nga aventura me hapjen e frontit të luftës në rajon, dhe me detyrimin edhe të njohjes të pavarësisë të Kosovës”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat