Profesori ngre alarmin pas deklaratës së Cramon – ja thirrja urgjente për ndërkombëtarët!

Politika

Profesori ngre alarmin pas deklaratës së Cramon – ja thirrja urgjente për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:06
Viola von Cramon

Ditë më parë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon përmendi edhe marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë të muajit shkurt, dhe aneksin e zbatimit, për çka tha se BE ka bërë gabim që nuk ka kërkuar nënshkrim nga palët.

Në konferencë për media, deputetja në Parlamentin Evropian deklaroi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen pasi nuk e shihte të ishte në favor të tij dhe për këtë arsyje edhe ndodhi.

Mirëpo këtë veprim të Vuçiqit e miratoi Borrell dhe Lajçak, së bashku me Escobar duke ia lehtësuar edhe më shumë punën Serbisë.

Image
Enver Bytyçi

“Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, pranuan verbalisht në shkurt e në mars të vitit të kaluar një marrëveshje normalizimi dhe njohjeje de facto të Kosovës nga ana e Serbisë dhe angazhimin e Kosovës për të krijuar Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe bazuar në kushtetutën e Republikës. Pra ata nuk nënshkruan. Kjo ndodhi, sepse presidenti i Serbisë refuzoi të nënshkruajë. Madje tha se “nuk do nënshkruante, pasiqë i dhemb dora e djathtë dhe se parashikonte që edhe për katër vite tjera ta kishte këtë dorë të sëmurë”!

Borrell dhe Lajçak, së bashku me Gabriel Escobar e morën lehtë këtë gjest të Aleksandër Vuçiq. Nuk e di se me qëllim të keq për Kosovën, apo me naivitet besuan ndoshta se edhe pa nënshkruar Serbia do të ishte e detyruar ta zbatonte atë marrëveshje të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Ndoshta janë aq idealist, sa tu besojnë fjalëve të përfaqësuesve të Serbisë, pavarësisht hedhin ata ose jo firmën në dokumente kaq serioze e kaq të rëndësishme. Ndoshta etiketa e marrëveshjes së paraqitur nën logon Francë-Gjermani i bëri të besojnë se kancelari Scholz dhe presidenti Macron do të bënin trysni për zbatimin e saj. Por nuk është çudi se Vuçiq kishte marrë ok e Macron për të mos nënshkruar, pra për ta vazhduar edhe më tej lojën mashtruese politike të Serbisë me Perendimin. Të jem i sinqertë: - Unë e shoh politikën e Macron në Ballkan si politikë e Kalit të Trojës në Europë në favor të Rusisë”, u shpreh ai.

Rriskun që Kurti do të merren me nënshkrimin e marrëveshjeve

Në bised e sipër profesori shton që edhe nëse do të nënshkrunte Vuçiq marrëveshjen, zbatimi i saj nuk do të ndodhte, nga po vet ai.

Sipas profesorit, kryeministri I Kosovës po merrte një rrisk jo të vogël me atë nënshkrim, sepse marrëveshja e detyron atë të formojë Asosacionin e famshëm për të cilin këmbëngul Vuçiq.

Deri këtu kemi të bëjmë me mos-nënshkrimin. Tani politikania von Cramon e sheh këtë si dobësi të interlekutorëve euro-amerikanë, sidomos atyre europianë, të cilët janë përgjegjës për dialogun. Se ishte gabim tolerance e ndërmjetësve për të pranuar marrëveshje verbale e të pafirmosur, kjo është tashmë e ditur. E shohin dhe kuptojnë këtë edhe ata që janë pa sy e pa veshë. Qeveria e Serbisë ka refuzuar marrëveshjen e zbatimin e saj zyrtarisht, madje në momentin kur do hapej kapitulli 35 I bisedimeve për integrim të këtij vendi në Bashkimin Europian. Letra e Brnabiq për Komisionin dhe Këshillin Europian, me të cilën bën me dije se “nuk do të pranojë një pavarësi de facto të Kosovës dhe se nuk do ta lejojë atë të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare”, është dëshmi me shkrim se Serbia nuk e zbaton as Marrëveshjen e Brukselit, as aneksin e Ohrit.

A do të ndodhte kjo, nëse Aleksandër Vuçiq do të kishte nënshkruar këto dy dokumente?! Edhe nëse po, ai do ta kishte shumë më të vështirë të refuzonte zbatimin e një marrëveshjeje të nënshkruar. Prandaj Albin Kurti këmbnguli si në Bruksel edhe në Ohër për nënshkrimin e marrëveshjeve. Aio i bëri thirrje ndërmjetësuesve dhe presidentit Vuçiq që të nënshkruanin “menjëherë”! Kryeministri I Kosovës po merrte një rrisk jo të vogël me atë nënshkrim, sepse marrëveshja e detyron atë të formojë Asosacionin e famshëm për të cilin këmbëngul Vuçiq, Daçiq e të tjerët në Beograd. Po të firmoseshin këto dy dokumente, atëherë mund të zbatoheshin afatet 5 ose 6 mujore të zbatimit, siç deklaronin Borrell dhe Lajçak në mars të vitit të kaluar në Ohër. Por po vjen marsi tjetër dhe asgjë nuk ka lëvizur vendit”, tha profesori.

Në Perëndim duhej ta dinin se Vuçiq është mashtrues

Në vazhdim Bytyçit shton se në vend që Cramon të kërkoj reflektim nga palët, ndërkombëtarët duhet të shohin fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Ai thotë që rrënjët e konfliktit midis Kosovës e Serbisë qëndrojnë në Beograd.

Në dritën e këtij realiteti të padëshirueshëm Cramon kërkon reflektim. Por reflektimi më i madh do të ishte që europianët dhe amerikanët t’i njohin mirë Serbinë dhe liderët e saj politikë. Ta kuptojnë, edhe pse është vonë, se ata gënjejnë, mashtrojnë, manipulojnë, se ata janë hipokritë, se “rrejnë” dhe rrenën e quajnë patriotizëm. Madje detyrë patriotike. Se ata mburren me rrenat që ua bëjnë europianëve dhe amerikanëve. Madje me këto rrena hiqen se “janë më të zgjuar sesa politikanët perendimorë”! Se politikanët në Beograd ndjehen krenarë me djallëzitë e tyre të fantazuara në “mënyrë krijuese”, siç thoshte Dobrica Qosiq. Nëse ato marrëveshje do të zbatoheshin në afatin e caktuar, nuk do të kishte Banjskë. Nuk do të kishte bojkot të zgjedhjeve të prillit 2023. Nuk do të kishte dhunë kundër KFOR-it, siç ndodhi qershorin e vitit të kaluar.

Rrënjët e konfliktit midis Kosovës e Serbisë qëndrojnë në Beograd. Në sjelljen e tij të pasinqertë e me manipulime për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë. Në lojën e dy e shumëfishtë politike të presidentit të Serbisë. Nuk e di nëse ka ose jo institucione studimi për deklaratat e Aleksandër Vuçiq. Në Perëndim duhej ta dinin se Vuçiq është mashtrues, së paku nga viti 2016, kur ai pati deklaruar se do të ishte nj Tito për Serbinë. Duhej ta kuptonin së paku kur tha në Mitrovicën e Veriut se „Milosheviçi kishte qëllime të mira, por zgjodhi mjetet e gabuara“! Duhej ta kishin kuptuar atë natë, kur në Ohër thoshte se „më dhemb dora“! Duhej menjëherë t’ia merrnin dorën dhe ta vendosnin në marrëveshje për nënshkrimin e saj. Nuk ndodhën këto. Por edhe nuk besoj se perendimorët nuk e dinin se Vuçiq është një mashtrues tipik i një lloji të veçantë, unik në politikën europiane”, përfundoi profesori universitar, Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat