“Vuçiqi i etur për gjak shqiptari” - Profesori shokon Serbinë: Një urdhër nga NATO mund ta bëjë Serbinë shkrumb e hi!

Politika

“Vuçiqi i etur për gjak shqiptari” - Profesori shokon Serbinë: Një urdhër nga NATO mund ta bëjë Serbinë shkrumb e hi!

Nga: N. Shaqiri Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:03
NATO

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, ka folur për situatën e brishtë të sigurisë dhe për kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai thotë se kjo po ndodhë tani kur po diskutohen marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit si dhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Maxharraj thotë se, ky draft statut sipas analistëve i ka kapërcyer pikat e Kushtetutës.

“Sot Kosova është nën rrethim të hekurt, rreth saj janë stacionuar 48 pika qëndrimi të armatës dhe xhandarmërisë serbe të cilat janë të gatshme për sulm eventual në Kosovë”, thotë ai, teksa shton se kjo e bën situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë.

“Situatën e tillë e paralajmërojnë edhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës, por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke theksuar se Kosova është në ankth nga sulmet eventuale të Serbisë përmes bandave dhe kriminelëve në krye me Milan Radoiçiqin që sipas informatave ai po përgatitet për sulm”, thotë profesori.

Maxharraj përmend edhe një deklarim të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili ka thënë se Serbia ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake dhe se po presin një moment të volitshëm për sulm.

Ai tutje përmend edhe thirrjen e Serbisë për të rinjtë serbë që të angazhohen në armatën serbe.

“Këtë më së miri e thotë edhe vet neofashisti Aleksandër Vuçiq, ku thotë se në këtë vit do të jenë në situatë shumë të vështirë. Ky vendim i shoqëruar nga shpërthimi i retorikës nacionaliste nga politikanët serbë si dhe ndryshimi konstant i dinamikave gjeopolitike ndërkombëtare, rrezikon të ndikojë në eskalimin e mëtejshëm të situatës. Por të gjitha këto mbesin vetëm ëndrra të pafundme të neofashistit dhe çetnikut serb i cili është i etur për gjak shqiptari”, potencon ai.

“Vuçiq duhet të dijë se Kosova sot nuk është ajo që ishte dikur. Sot ka një forcë ushtarake dhe polici profesionale e pajisur dhe strukturuar mirë e cila së bashku me popullin mund të ju bëjë ballë të gjitha katrahurave që vijnë nga Serbia. Serbia sikur ka harruar se brenda Kosovës në shërbim të paqes është edhe KFOR-i, i cili me një urdhër të NATO-s mund ta bëjë Serbinë shkrumb e hi. Madje këtë e kishte bërë të qartë edhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai la një mesazh mbresëlënës dhe mbështetës për Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti për Kosovën”, potencon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat