Armatosja e Kosovës me dronët Bajraktar dhe raketat Javelin, Naim Miftari ‘godet’ ish-pushtetarët: Dashnoreve iu blinin vila në Turqi e Dubai

Politika

Armatosja e Kosovës me dronët Bajraktar dhe raketat Javelin, Naim Miftari ‘godet’ ish-pushtetarët: Dashnoreve iu blinin vila në Turqi e Dubai

Nga: N. Shaqiri Më: 19 janar 2024 Në ora: 15:21
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-t, Naim Miftari, ka folur për armatimin e Kosovës që ndodhën gjatë vitit 2023.

Së pari Kosova është armatosur me dronë Bajraktar nga Turqia, kurse së fundi pritet të armatoset edhe me raketa amerikane Javelin.

Miftari thotë se ish-pushtetarët bënin plane për ndarje të Kosovës dhe jo për armatimin e ushtrisë dhe forcimin e saj.

“Hashimi, Ramushi, Kadria, Isa, Behgjeti dhe të tjerët bënin plane për ndarjen e Kosovës, dhe kështu tentonin të shpëtonin veten e tyre, pastaj e formuan edhe Gjykatën Speciale dhe për pushtet ia falën mijëra hektarë tokë Serbisë”, thotë Miftari.

Ai tregon tutje se po të njëjtit blenin toka me nga 50 cent arin dhe e shitnin pastaj 10 mijë euro të njëjtën tokë.

“Këta bënin tregti me armë, naftë, drogë, kontrabanda të ndryshme me materiale dhe ato ushqimore, me teknikë të bardhë së bashku me Radoiçiqin e Veselinoviqin”, thotë tutje ai.

Miftari pastaj shton se këta blenin vetura të shtrenjta, e vila në Marigonë.

“Pastaj edhe dashnoreve iu blenin vila në Antali e Dubai, prandaj nuk kanë pasur kohë me u marrë me shtrirjen e sovranitetit dhe ligjit në veriun e Kosovës dhe për të blerë armë ushtarake për ushtrinë e Kosovës”, thotë Miftari.

Miftari kërkon nga Qeveria që të ndalojnë pagat e veteranëve të rrejshëm dhe të armatosë ushtrinë e Kosovës.

“Ndaloni urgjent pagat e veteranëve të rrejshëm dhe me ato qindra miliona që u jepen mashtrusve, armatoseni ushtrinë e Kosovës me Tanke, Helikopterë, Autoblinda, Artileri, mbrojtje kundër ajore, mjete anti blindë, mina....”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat