Serbia ende e pandëshkuar për gjenocidin në Kosovë: Dëshmitaret po vdesin, provat po humbin dhe kriminelët po rehabilitohen

Politika

Serbia ende e pandëshkuar për gjenocidin në Kosovë: Dëshmitaret po vdesin, provat po humbin dhe kriminelët po rehabilitohen

Nga: M.Lakna Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:49
Varrimi i viktimave të masakrës së Reçakut

Ditë më parë u mbushën 25 vjet nga masakra e Reçakut, kur paramilitarët kriminelë serbë masakruan mizorisht 45 shqiptarë të pafajshëm.

Kjo ngjarje e tmarrshme mori vëmendjen e gjithë botës falë ish-ambasadorit William Walker i cili pa për së afërmi atë që kishte ndodhur dhe e quajti “krim kundër njerëzimit”.

Edhe në 25 vjetorin e kësaj ngjarjeje udhëheqësit shtetërorë adresuan fajin tek Serbia.

Por, për fat të keq drejtësia vendore, si dhe ajo ndërkombëtare e instaluar në Kosovë nuk e tha kurrë fjalën e saj për këtë masakër.

Ende asnjë serbë nuk është dënuar për krimin në Reçak, derisa Serbia shpeshherë nuk ka hezituar që ta quajë "inskenim" këtë krim mizor të shkaktuar nga vet ajo.

Duke e komentuar këtë situatë, juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se çështja e përgjegjësisë penale për krimet e luftës të natyrës nga krimet ndaj njerëzimit dhe për gjenocidin janë veprat më të renda dhe është shumë e vështirë që të realizohet përgjegjësia.

Ai mori shembull edhe Luftën e dytë botërore.

Image
Muhamet Kelmendi

Deri me tash kemi vetëm disa raste që kemi përgjegjësi shtetërore për gjenocidin dhe për veprat penale kundër njerëzimit, përkatësisht për krimet gjenocidiale të luftës.

Ne fund te LDB-se kemi përgjegjësinë e raihit gjerman si shtet për veprat penale të gjenocidit kunde popullit jahudi, izraelit dhe shumë popujve ne Evrope, sidomos në fushën e krimit dhe të dëmshpërblimit”, u shpreh Kelmendi.

Sipas tij, është menduar dhe fakte ka pasur për përgjegjësinë e shtetit serb për krimet në Kroaci, për gjenocidin në Bosnje e Hercegovine dhe për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë, por se Serbia nuk u shpall asnjëherë përgjegjëse për gjenocid.

Kështu nuk u veprua.

Nuk u akuzua shteti dhe nuk u shpall Serbia përgjegjëse për gjenocidin ne Kosovë. As për gjenocidin me BH dhe në Kroaci nuk u bë gjë.

Të gjitha palët u shpallen fajtore dhe të gjitha u morën në përgjegjësi.

Ndërsa, në Kosovë kryesisht me përgjegjësi u ngarkuan shqiptarët. U ndërtua edhe një gjykatë e veçantë kundër krimeve gjoja të bera nga njerëzit nga ana e UÇK-së”, u shpreh juristi.

Kelmendi theksoi se veprat penale kundër njerëzimit deri në gjenocid janë kryer nga Serbia fashiste në Kosovë.

Viliam Volker thotë:

"Kur i pash trupat e masakruar në Reçak menjëherë e cilësova veprën penale në krime të luftës kundër njerëzimit".

Vepra të tilla penale kundër shqiptareve kemi në Kosovë shumë. Janë mbi 400 masakra me 13 mije e 500 persona të vrarë nga Serbia.

Mbi 1500 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 20 mijë persona femra dhe burra të dhunuar.

Kur kësaj i shtojmë shkatërrimet e bëra në Kosovë, sikundër janë shtëpite, dyqanet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, lagjet e tëra shqiptare, kishat dhe xhamitë, e që janë rreth 150 mijë objekte, sikundër edhe dëbimet me dhunë e me plaçkitje, me rrahje e me masakrime të 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, del se kemi te beje jo vetëm me krime kundër njerëzimit, por me gjenocid ndaj popullit shqiptar nga Serbia.

Këtej është normale përgjegjësi e shtetit serb dhe të gjithë përfaqësueseve të shtetit serb të kohës se kriminelit Milloshevic.

Kjo përgjegjësi e shtetit serb u refuzua”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Kelmendi rikujtoi se në KS të OKB-se u bllokua nga Rusia dhe Kina përgjegjësia e shtetit serb dje u ndërtua një Gjykate për Krime të Luftës ne ish-Jugosllavi.

“Të gjithë u kapen në përgjegjësi. Ndërsa, për Kosovën u ndërtua edhe një Gjykate Speciale. Ajo po vepron në Den Hagë. Ndaj shtetit serb nuk u bë asnjë gjykatë. U rehabilitua krimi dhe gjenocidi serbomadh. Këtë gjendje nuk e kuptoi Kosova. Me idenë e përgjegjesisë së Serbisë në Den Hag, nuk veproi ne krijimin e mekanizmave te ndjekjes se krimit dhe të gjenocidit në Kosovë. Nuk krijoi as mekanizma te mbledhjes se provave dhe të dëshmive për krimet ndaj njerëzimit dhe për gjenocidin serbomadh mbi shqiptaret”, shtoi ai.

Kelmendi shfaqi edhe shqetësimin se dëshmitaret po vdesin, provat po humbin dhe kriminelët po rehabilitohen.

“U rehabilitua Ministri i Propagandës së qeverise së Millosheviçit, krimineli Vuçiq. Edhe Daqiç si përfaqesues i partise se Millishevicit u rehabilitua. U rehabilituan ushtarakë, çetnike e vullnetare serbe. Shume kriminele vendas serbe dhe vullnetare të tjera nuk po ndiqen për krime.

Këtu Kosova deshi.

Organet e Kosovës me vonese e krijuan Prokurorinë Speciale. Edhe pse e krijuan nuk punësuan prokurore profesional dhe te mjaftueshëm. M 4 prokurore nuk zhvillohen hetimet. Tash po i shtohen edhe 4 prokurore tjerë.

Kjo nuk është e mjaftueshme që 450 masakra dhe mbi 14 mijë të vrarë të hetohen. E si do të hetohen përdhunimet e 20 mijë personave të dhunuar e mbi 1 milionë veta nga Kosova të dëbuar me dhunë e terror në vitin 1998/99”, u shpreh ai.

Juristi theksoi se veprat penale janë shumë në Kosovë derisa 8 prokurorë nuk mund të hetojnë të gjitha rastet.

“Shteti duhet të veprojë.

Prokuroria duhet te forcohet edhe me dhjetëra prokurore dhe bashkëpunëtorë tjerë. Veç kësaj, kërkohet të ngritën subjekte të veçanta që merren me këto krime dhe me këtë gjenocide serbomadh në Kosovë, koha nuk pret”, përfundoi Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat