Tomë Gashi flet pas deklaratës së fundit të Tahirit për Kurtin/ I jep një “goditje”, ja çfarë i përmend nga e kaluara!

Politika

Tomë Gashi flet pas deklaratës së fundit të Tahirit për Kurtin/ I jep një “goditje”, ja çfarë i përmend nga e kaluara!

Nga: M.Haziri Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:35
Tomë Gashi

Një deklaratë së fundmi që mori vëmendjen e opinonit publik është ajo e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai thotë se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin serb nga Albin Kurti, do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë.

E në lidhje me këtë ka folur për “Bota sot”, avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se askush më mirë se Kurti nuk e ka mbrojtur Kosovën, pasi Tahiri dhe ata që kanë qenë në pushtet kanë ofruar Asociaiconin pa ia kërkuar askush.

“Askush më mirë nuk e ka mbrojtë Kosovën nga veprimet e atyre që ishin në pushtet para tij se Kurti. Ata që e kanë ofruar Asociacionin pa e kërkuar askush duket që kanë pasë agjenda të veta për shumë arsye me e marrë Serbinë më të mirë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thotë që opozita e tanishme sa ka qenë në pushtet ka dëmtuar aq shumë Kosovën sa edhe ka tentuar të ndërhyjnë në kufijtë e Kosovës.

Posaçërisht duke qenë të korruptuar, e si pasojë e kësaj të shantazhuar dhe kanë nënshkruar thuja se çkado që kërkonte Serbia për çështje të brendshme të Kosovës , dhe shkuan aq larg sa që dolën haptas me propozime për përmisim të kufijve të Kosovës në dëm të vet Kosovës. Duke deklaruar se do t'ia kthejnë Serbisë 4 komuna të veriut të Kosovës pasi sipas tyre qenkan komuna të Rankoviqit.

Kështu që kush flet për Albinin mendon për atë që të tjerët e dëmtuan Kosovën dhe e gjuajnë gurin tek ai, se te shefat e vet ende nuk guxojnë”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat