Profesori nga Amerika i ashpër ndaj Stanos/ Ka këtë paralajmërim pas deklaratës së tij ndaj BQK-së!

Politika

Profesori nga Amerika i ashpër ndaj Stanos/ Ka këtë paralajmërim pas deklaratës së tij ndaj BQK-së!

Nga: M.Haziri Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:08
Peter Stano

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nxiti shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i tij është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se kjo është një përpjekje për të shkatërruar dialogun.

Mirëpo ajo që mori vëmendjen është deklarata nga BE.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot në një konferencë shtypi se blloku u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e pabashkërenduara që mund të cenojnë qëndrueshmërinë në terren.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai thotë se ky reagim i BE-së është i çuditshëm dhe aspak i arsyeshëm.

Sipas tij, kjo deklaratë tregon një anshmëri dhe mbrojtje të Serbisë.

Shumë e çuditshme, bile edhe tmerruese ky reagim i BE-së ndaj vendimit të BQK. Por, unë dua ta pyes BE-në siç thonë ata të largohen palët nga “veprimet e pakoordinuara”?! Ju zotërinjt e BE nuk jeni të sinqertë e as të drejtë kur janë në pyetje veprimet e Serbisë ndaj Kosovës. Pse ju o të gjorë të BE-së bjerni nën ndikimin e proserbit Borrell dhe për të gjitha këto raste të pakoordinuara nuk vepruat asgjë, por ndonjë reagimi verbal, nuk ndërmorët asgjë që Serbia të përgjigjet për të gjitha këto veprime ndaj Kosovës, bile as nuk e keni parë të arsyeshme që ajo të dënohet, të sanksionohet. Edhe kjo çështje thjesht financiare po krijojka “sherr” midis Kosovës dhe Serbisë dhe sipas Vuçiqit “kur dinari i tyre të hiqet nga qarkullimi në Kosovë, për serbët e Kosovës po arrinë të shkaktoj presion për largimin e tyre’, u shpreh ai.

Në fund, profesori thotë që Qeveria e Kosovës nuk duhet kurrsesi të pranojnë që një vendim i BQK i arsyeshëm dhe ligjor për hatër të Borrelli e Lajçaku të bëhet pjesë e dialogut.

“Por ajo se çka është tmerrësisht e papranueshme kur BE përmes Stano paska kërkuar që kjo çështje edhe të kalohet për diskutim në “kornizën e dialogut të (jo) të lehtësuar nga BE, por të ngatërruar në pafundësi nga BE. Qeveria e Kosovës, presidentja, parlamenti dhe të gjitha institucionet e Kosovës nuk duhet kurrsesi të pranojnë që një vendim i BQK i arsyeshëm dhe ligjor për hatër të Borrelli e Lajçaku të bëhet pjesë e dialogut, sepse çështjet e tilla nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e dialogut”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat