“Ideologjia kriminale serbe e ka veshur me të zeza gjysmën e Ballkanit”/ Analisti thirrje BE-së: Izoloni këta kriminelë serbë!

Politika

“Ideologjia kriminale serbe e ka veshur me të zeza gjysmën e Ballkanit”/ Analisti thirrje BE-së: Izoloni këta kriminelë serbë!

Nga: A.SH Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:01
Aleksander Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi ka analizuar situatën në Kosovë. Një situatë e brishtë në vendin tonë dhe rëndë.

Është Serbia ajo që vazhdon akoma të jetë kërcënim për Kosovën.

Mulliqi për “Bota sot”, thotë se nga Beogradi nuk pritet më mirë sepse vendin e tyre e drejtojnë kriminelët e luftës.

Sipas tij, janë po ata kriminelë që po lartësohen në politikën e pa reformuar serbe nga shekulli i kaluar.

“Çka pritet nga një Serbi të cilën e drejtojnë kriminelët e luftës si, Vuqiq, Sheshel, Daciq, Nikoliq, Vulin etj? BE-së duket po sillet në kokë ndonjë paqe imagjinare, se paqe dhe stabilitet politik të përhershëm në rajon, vështirë do të arrihet me njerëzit të cilët sot gjenden në krye të Serbisë. Kriminelët e luftës janë figurat të cilat po lartësohen në politikën e pa reformuar serbe nga shekulli i kaluar.

Të gjithë kriminelët të cilët morën dënimin nga Gjykata e Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, në vend të margjinalizmit të tyre, të vdekurit po lartësohen, kurse të gjallët janë bërë bartësit e politikës serbe. Glorifikimi i vrastarëve, janë bërë projekt shtetëror edhe i kësaj Serbie. Ideologjia kriminale serbe e ka veshur me të zeza gjysmën e Ballkanit. Pas paramilitarit Arkan kapitenit Dragan, Legia, Mlladiqit, Karagjiqit e shumë të tjerëve, profiteri i luftës, plaqkitësi, banditi dhe terroristi Millan Radojqiq, në vend të burgut, për aktin terrorist në Banjskë të Zveçanit, promovohet në hero nga Vuçiqi”, thotë ai.

Tutje, Mulliqi thotë se ta duhet të izolohen nga faktori ndërkombëtar duke shtuar se edhe tani Serbia e Vuçiqit po punon me direktiva të Putinit.

“Ideologët e gjakut të viteve të 90-ta të shekullit, të kaluar, duhet të izolohen nga faktori ndërkombëtar. Është koha e fundit që të merren masa ndaj Serbisë të Vuçiqit, i cili po punon me direktivat e Putinit, për një luftë të re në Ballkan. Në këtë fotografi të Serbisë, nuk ke çka gjenë pozitive, veç një shoqërie të sëmurë e ksenofobike. Ultranacionalizmi serb, ka rrënuar urat e bashkëpunimit të mirëfilltë me të gjithë fqinjët, e më së shumti me shqiptarët. Me reprodukim të ideologjive fashiste, me paranoja, kërcënime nuk ka mundësi të dialogimit për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë –Serbi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat