‘Goditi’ Kurtin e Kosovën në sytë e Blinken-it, kritikohet ashpër Rama – analistët përmendin afërsinë e tij me Vuçiqin!

Politika

‘Goditi’ Kurtin e Kosovën në sytë e Blinken-it, kritikohet ashpër Rama – analistët përmendin afërsinë e tij me Vuçiqin!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 shkurt 2024 Në ora: 13:00
Antony Blinken dhe Edi Rama

Gjatë kësaj jave, Shqipërisa priti një vizitor të rëndësishëm, më saktë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky i fundit, qëndroi në një vizitë dias orëshe në Tiranë, ku u takua me disa krerë të shtetit, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Eama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur një pjesë të konsiderueshme për Kosovën.

Ai ka bërë thirrje bashkë me Blinken për institucionet e Kosovës që të mos ndërmarrin hapa të pakoordinuar.

Madje, Rama akuzoi Kurtin se po merr “vendime të pakoordinuara” me Amerikën vetëm për përfitime elektorale, për disa vota.

“Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, ka thënë Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja”.

Për shkak të këtyre deklaratave, Rama u kritikua ashpër, pasi po ‘godet’ Kosovën dhe po e “mbron” Serbinë përmes heshtjes së tij.

Qarri: Rama, përpiqet si rëndom ta dëmtoi sa më rëndë Kosovën e pafat

Image
Gani Qarri

E për akuzat e Ramës se Kosova po merr vendime të pakoordinuara me ndërkombëtarët, foli analisti politik, Gani Qarri.

Së pari, potencoi se janë shtetet e QUINT-it, Escobari e Hovenier, që po veprojnë kundër Kosovës dhe po i dalin në mbrojtje Serbisë.

“Në fakt veprime krejtësisht të njëanshme dhe tërësisht të pakoordinuara me Kosovën po bëjnë ambasadorët e QUINT-it, emisari Eskobar dhe së fundi edhe ambasadori Hovenier, duke i dalë hapur në mbështetje krimkinelit Vuçiq, partnerit të vetëm dhe më besnik të Rusisë së Putinit, të cilët nuk po sillen si përfaqësues të vendeve mike por si sundimtar mbretëror të Kosovës, ata që dënuan Kosovën pse vendosi kryetarët e dy komunave veriore në vendin e tyre të punës dhe zyrat e kuvendeve komunale brenda ndërtesave të shtetit të Kosovës, përderisa dy kryetarët nga radhët e PDK-së vazhdojnë të punojnë si punëtor të zyrave të vendit për lëshimin e certifikatave të lindjes, në dy fshatra të veriut, por nuk dënuan Serbinë për agresionin e kryer kundër Kosovës dhe cenimin e integritetit të saj territorial përmes sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit”, u shpreh analisti.

Gjithashtu, Qarri hodhi poshtë pretendimet e Ramës se Kurti po merr vendime për veriun për përfitime të votave.

Ai ia kujtoi kryeministrit shqiptar se Kurti me partinë e tij i kanë mbi 50 për qind të votave, andaj pretendimi i tij nuk qëndron.

“Ndaj Kosova është duke luftuar për mbijetesë dhe ekzistencë shtetërore, përmes zbatimit të ligjit e Kushtetutshmërisë dhe jetësimit të vendimeve të administratës ndërkombëtare të Kosovës nga viti 2002, për ndalimin e futjes klandestine të monedhave të huaja me të cilat, dyshohet se vazhdojnë të financohen organizatat terroriste dhe grupet kriminale serbe dhe jo për vota, se votat Qeveria Kurti i ka fituar në zgjedhje me rreth 51%, ndaj është herët të aludohet, se kinse qenkan në pyetje ca vota sot për sot, dhe kthimi i politikës së jashtme në një instrument të politikës së brendshme, gjë që edhe për vet deklaruesit e këtyre frazave të thata e fare pa përmbajtjer, tingëllon tërësisht si shaka pa krip dhe krejt e pabesueshme”, theksoi Qarri.

Ndër të tjera, analisti tha se kjo është një “gafë” përmes të cilës Rama po përpiqet ta dëmtojë Kosovën.

Sipas tij, më e drejtë do ishte nëse i pari i qeverisë së Shqipërisë të merret dhe ta kritikonte Serbinë e Vuçiqin, sesa Kosovën e Kurtin.

“Prandaj nuk do koment, se kjo është edhe gafë e hapur cinike, kundër kryeministrit Albin Kurti, me të cilën paradhënësi i 200 mijë dollarve të McGonigal-it, përpiqet si rëndom ta dëmtoi sa më rëndë Kosovën e pafat, e cila duhet të përballet edhe me njerëz si Edvin Kriostaq Rama, nga i cili si kryeministër shqipfolës, i vendit amë të shqiptarëve, shumë më e drejtë do të ishte që të jetë më kritik ndaj Serbisë hegjemoniste dhe Aleksandër Vuciqit i cili ka vënë në alarm disa vende të Ballkanit, që nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e deri në Kosovë, se sa ndaj Republikës së Kosovës dhe mbrojtësit të shtetësisë së saj, Albin Kurtit, kur dihet se ne jemi në shtetin dhe të drejtën tonë dhe nuk cenojmë askënd, pse zbatojmë renin e ligjin dhe respektojmë vendimet e administratës ndërkombëtare, që Kosova si shtet e ka për obligim të paktën pas dy dekasdash edhe t’i jetësojë, në mënyrë që të mos marrin epitetitin e mosvlershmërisë!” – përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Kapiti: Kurti ndryshon nga kryeministri i Tiranës sepse është i hapur dhe i drejtpërdrejtë, ai nuk ka ekipe patronazhistësh që këkojnë vota

Image
Skënder Kapiti

Kurse, edhe opinionisti nga Shqipëria, Skënder Kapiti në një prononcim për “Bota sot” komentoi mesazhet e Ramës për Kurtin e Kosovën.

Ai tha se ka mungesë të ndjeshmërisë së qeverisë shqiptare për nacionalizmin, pasi që nuk e njohin mirë historinë politike të Kosovës.

“Historia politike dhe qeverisëse e shtetit shqiptar të Shqipërisë është shumë deficitare për nacionalizmin dhe për ndjesinë për shqiptarizmin kosovar, për shqiptarët e Kosovës. Kjo pasi shqiptarët në Shqipëri nuk e njohin mirë historinë e Kosovës, as vuajtjet dhe as sakrificat e Kosovës për mbijetesë dhe për shtet të bashkuar shqiptar. Në Shqipëri, nuk e njohim mirë filozofinë, akademinë, kishën, ligësinë dhe urrejtjen patologjike të serbëve kundër shqiptarëve.

Duhet thënë e vërteta, ajo se në Shqipëri është shumë e vështirë për të fituar politika nacionaliste”, derklaroi opinionisti.

Krahas kësaj, Kapiti u shpreh i befasuar me kërkesën e Ramës ndaj qeverisë Kurti për koordinim me ndërkombëtarët, kur është pikërisht ai që vepron kundër dhe nuk koordinohet me Kosovën.

“Nuk e di se për çfarë politike të koordinuar e ka fjalën dhe kërkon kryeministri i Shqipërisë, kur për një politike të tillë koordinative i drejtohet ai institucioneve të Kosovës, kur ai vepron tërësisht kundër politikës së Prishtinës, dhe kur ai asnjëherë nuk koordinohet me Kosovën, kur politika e Kosovës dhe qeveria dhe sidomos Kurti, kërkojnë shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit të shtetit në tërë territorin e Kosovës. Krejt dhe tërësisht e pavërtetë dhe e pasaktë është deklarimi i tj se “nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja””, nënvizoi ai.

Më tej, opinionisti përmendi disa ndryshime ndërmjet Kurtit e Ramës, ku vlerësoi kreun e Kosovës dhe kritikoi atë të Shqipërisë.

“Kurti ndryshon nga kryeministri i Tiranës sepse është i hapur dhe i drejtpërdrejtë, ai nuk ka ekipe patronazhistësh që këkojnë vota.

Kurti nuk është i korruptuar dhe ministrat e tij nuk janë burgjeve dhe para drejtësisë për korrupsion, Kurti e lufton korrupsionin sepse korrupsioni është kërcënim për sovranitetin e shtetit.

Pra, Kurti me politikën antikorrupsion është tërësisht dhe komplet proamerikan sepse politika amerikane e shikon korrupsionin si kërcënim per sovranitetin e Shqipërisë. Kësisoj, në luftën kundër korrupsionit Kurti mund të thuhet se është politikani dhe shtetari kampion për proamerikanizëm. Kurti nuk blen dhe nuk bën pazare votash dhe nuk mbështet e shfrytëzon korrupsionin dhe nuk e përdor atë për të mbajtur pushtetin. Kurti nuk bën fotografi dhe nuk i përdor fotografitë dhe as servilizmin ndaj ndërkombëtarëve për t’ua paraqitur shqiptarëve për pikë e për vota politike”.

Në fund, ai ia kujtoi Ramës se Kurti vepron në të mirë të shtetit të Kosovës, ku lufton krimin dhe korrupsionin, dhe nuk e përdor politikën e jashtme për vota, njëjtë siç bën ai.

Derisa, tha se Rama duhet ta di se “nuk mund të jesh anti-Putin kur nuk je kundër Vuçiqit”

“Kurti punon një politikë të brendshme për demokracinë, ligjin, antikrimin e antikorrupsionin dhe suksesi i kësaj politike ndihmon edhe politikën e jashtme dhe lartëson autoritetin dhe imazhin e shtetit ne arenën ndërkombëtare. Nuk është politika e jashtme e suksesshme sa për fasadë e dukje për ta përdorur atë për vota, siç vepron kryeministri i Shipërisë, por duhen një real-politikë, ku politika e jashtme të punojë për interesin kombëtar për forcimin, konsolodimin dhe për kompletimin e sovranitetit të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë me të drejtë mbështet Ukrainën, por ai duhet ta dëgjojë edhe atë se cfarë ukrainasit thonë për Kosovën, duhet ta dëgjojë atë të vërtetë të madhe prej politikës ukrainase ku ata e barazojnë presionin, propagandën, politikën, agresivitetin dhe antishqiptarizmin e Beogradit dhe të Vuçiqit njëlloj si agresionin, krimet, pushtimin dhe propagandën e Moskës e të Putrinit kundër Ukrainës. Nuk mund të jesh anti-Putin kur nuk je kundër Vuçiqit. Më mirë, më besueshëm dhe më mirë e mbështet Kosovën dhe sovranitetin e saj Kroacia se sa Tirana”, përmbylli Skënder Kapiti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat