Vetëvendosje flet për përfshirjen e Merkelit, ja 6 propozimet për dialog - Bota Sot
Vetëvendosje flet për përfshirjen e Merkelit, ja 6 propozimet për dialog

Politika

Vetëvendosje flet për përfshirjen e Merkelit, ja 6 propozimet për dialog

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 gusht 2018 Në ora: 16:32
Angela Merkel

Mos gjetja ende e një zgjedhje për fazën finale me Serbinë e detyroi zëvendëskryeministri e parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, të dalë me idenë për përfshirjen e kancelares gjermane Angela Merkel në zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

Ai konsideron se Merkel përveç se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale dhe se konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Lidhur me këtë, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e Pacollit janë thjeshte llafe të odave dhe tubimeve të mëhallave.

Image
Arber Rexhaj

"Shkathtësitë diplomatike të një rangu botëror siç është Behgjet Pacolli janë përtej kapaciteteve njerëzore", hiqe elementin e marketingut personal propozimet e tij nuk janë gjë tjetër veçse llafe të odave dhe tubimeve të mëhallave. Procesi i dialogut me Serbinë në fazat e zhvillimit të saj si akter kryesor ka pasur BE-në, prandaj propozimet e tilla pompoze të krijojnë përshtypjen thuajse vendet evropiane nuk kanë qenë asnjëherë të mbikëqyra në këtë proces, dhe fal këtij margaritari nga Mareci po u ndërrojka radikalisht kursi i bisedimeve Kosovë –Serbi” ka thënë ai.

Tutje, deputeti i VV-së ka treguar edhe 6 propozimet e VV-së për dialog

“Propozimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për dialogun: 1. Të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë 2. Askush në emër të Kosovës nuk mund t'i negociojë çështjet e brendshme të Republikës së

Kosovës 3. Reciprocitet i plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë 4. Reciprocitet i plotë i të drejtave të qytetarëve shqiptar në Serbi me qytetarët serb në Kosovë 5. Padi për gjenocid kundër Serbisë 6. Hashim Thaçi është person jokredibil për t’a udhëhequr dialogun e ardhshëm me Serbinë” ka përfunduar deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...