“Rezolutë për ndaljen e bisedimeve, ose protesta të dhunshme dhe gjendje të jashtëzakonshme”!

Politika

“Rezolutë për ndaljen e bisedimeve, ose protesta të dhunshme dhe gjendje të jashtëzakonshme”!

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:58
Protestat ne Prishtine (foto arkiv)

Opinionisti dhe analisti politik, Fadil Lepaja thotë se, marrëveshja për ndarjen e territorit të Kosovës, është konceptuar në Beograd dhe e pranuar në Moskë e Ankara, e sipas tij, edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai paralajmëron protesta të dhunshme dhe gjendje të jashtëzakonshme  që mund të ndodhin pas ndarjes, por ai thotë se më të nevojshme se protestat janë angazhimi politike dhe marrëveshjet mes partive për të krijuar një shumicë që siguron interesat e Kosovës, të cilat do të mbrohen në këto bisedime, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se vetëm një rezolutë i ndalon këto negociata për territorin e Kosovës.

Ja shkrimi i plotë:

VOTIMI NË PARLAMENT MUND TË JETË GRACKË PËR KUNDËRSHTARËT E BISEDIMEVE PËR NDARJEN E KOSOVËS

Nëse nuk arrihet me u votue një rezolutë, e cila e ndalon të negociohet për territorin e Kosovës, kjo politikisht do të kishte kuptimin se shumica i përkrahë këto bisedimet.

Shkuarja në debat dhe në rezolutë, e cila nuk do të arrihej të votohej, do të ishte përkrahje formale për bisedimet.

Opozita, por edhe pjesë të pozitës të cilët janë kundër negociatave për territor, nëse nuk e kanë kalkuluar, urgjent duhet të kalkulojnë çështjen e numrave dhe qëndrimet reale të deputetëve rreth kësaj çështjeje!

Kësaj radhe, nëse z. Thaçi merr një autorizim të tillë, qoftë edhe gjysmak, edhe bashkësia ndërkombëtare do të pranojë një marrëveshje të tillë, konform qëndrimit amerikan se duhet pranuar vendimi i vullnetshëm i palëve.

Kjo marrëveshje, për mendimin tim e konceptuar në Beograd dhe e pranuar në Moskë dhe Ankara, e rrjedhimisht edhe nga presidenti Thaçi, do të kalojë, nëse opozita bjen në këtë grackë.

Edhe protestat e dhunshme, dhe gjendja e jashtëzakonshme, që mund të futet pas tyre, mund të jenë rrugë që e legjitimon ndarjen përmes bisedimeve të papenguara.

Sido që të jetë, protestat nuk janë të nevojshme sa janë të nevojshme, që ma angazhim politik, me marrëveshje në mes të partive për të krijuar shumicën që siguron që interesat e Kosovës do të mbrohen në këto bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat