“Thaçi morri leje nga Vuçiqi për të vizituar Liqenin e Ujmanit”

Politika

“Thaçi morri leje nga Vuçiqi për të vizituar Liqenin e Ujmanit”

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:32
Gjate vizitës në Ujman - Presidenti HashimThaçi me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashid Çalaj.

Të shtunën është mbajtur protesta gjithë popullore e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh. Ndërkohë në pritje të fillimit të protestës, presidenti Thaçi u lajmërua nga Liqeni i Ujmanit.

Ndërsa, pas kthimit të Thaçit, ai ka bërë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku tha se nuk do të ketë as cenim të interesave strategjike të Kosovës, më saktësisht, nuk do të preket Liqeni i Ujmanit, nuk do të preket Trepça, nuk do të preket tërësia e qytetit të Mitrovicës.

Ndërsa, ky kjo vizitë e Thaçit, po quhet provokim dhe kundërpërgjigje ndaj protestës të zhvilluar kundër tij në Prishtinë. Kështu, vlerëson analisti politik, Faik Krasniqi, për më tepër, ai shton se do të kishte normal sikur të vizitonte më herët këtë vizitë.

“Është hera e parë e Presidentit Thaçi që viziton atë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe. E sidomos Liqenin e Ujmanit. Po të kishte vizituar edhe më herët atë pjesë, do të ishte krejt në rregull. Por vizita e tij e djeshme në Ujman, ishte provokim dhe kundërpërgjigje ndaj protestës të zhvilluar kundër tij në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se presidenti i Kosovës është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi që pa lejen e tij nuk do të guxonte të vizitonte atë pjesë.

“Protestë e organizuar kundër tentim pazareve të tij me territor të Republikës së Kosovës. Çdo gjë ka qenë e kordinuar me presidentin e Serbisë Vuçiq, sepse pa lejen e tij nuk do të kishte guxuar të shkonte atje, ashtu siç nuk ka guxuar të shkojë në dy dekadat e fundit!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Ndryshe, Thaçi në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashid Çalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat