Deputeti i LDK-së: Efekti i taksës ndaj Serbisë, pozitiv por... - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Efekti i taksës ndaj Serbisë, pozitiv por...

Politika

Deputeti i LDK-së: Efekti i taksës ndaj Serbisë, pozitiv por...

Nga: D.RR Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 21:27
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani thotë për “Bota sot” se efekti i taksës karshi objektivit (Serbisë), është pozitiv. Por Rrahmani ka dilema se çfarë efekti do të ketë kjo taksë në proceset integruese të Kosovës.

“Tashmë veç kemi një situatë të qartë se në procesin e liberalizimit ne nuk kemi arritur objektivin që do të kënaqte interesat e qytetarëve. Mirëpo nuk e kemi të qartë plotësisht se si do t’i vihet pika çështjes së taksës për produktet serbe. Efekti fillestar politik karshi objektivit, për mua personalisht është pozitiv . Mirëpo kam dilema se ky vendim a do të ketë qëndrueshmëri dhe cili do të jetë efekti në raport me politikat integruese përfshirë edhe liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Rrahmani e sheh shqetësuese garën për protagonizëm të rremë nga strukturat e pushtetit. Ai nuk beson se taksa do të ketë efekte në liberalizimin e vizave, mirëpo thotë se kjo mund të shfrytëzohet si negocim të datës së liberalizimit.

“Në veçanti është shqetësuese tendenca dhe gara e protagonizmit të rremë nga strukturat e pushtetit, përfshirë edhe deklarimet e pavlerësuara mirë për dhe rreth taksës. 
Edhe pse unë nuk besoj që ka mundësi të ketë efekt në procesin e liberalizimit,  ndoshta në raporte pak më tjera, kjo mund të shfrytëzohej për negocim të datës së liberalizimit”, ka theksuar deputeti i LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...