Gjykata Speciale, Kosova duhet ta kaloj sfidë

Politika

Gjykata Speciale, Kosova duhet ta kaloj sfidë

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Analisti politik Leon Duhanaj pohon se, Gjykata Speciale, erdhi si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme të institucioneve të Kosovës.

“Ajo u sugjerua nga mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare duke parë se kosovarët nuk janë të bindur ndaj shtetit ligjorë dhe e amnistojnë krimin kur bëhet fjalë për klane e "akraballëk". Në këtë segment në pamundësi të krijohet një rënd ku askush s'është mbi ligjin dhe, ku ligji mund t'i ndëshkoj edhe të ashtuquajturit të fortit me qëllim të ç’kapjes së tyre nga rrjetet, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të dëshmitarëve me qëllim të shkatërrimit të zinxhirit të krimit shumëngjyrësh në Kosovë”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, krimi është krim, pa marrë parasysh se nga kush vjen.

Sipas tij, një shoqëri do të bëhet demokratike vetëm atëherë kur e denoncon krimin pa pardon.

Image
Leon Duhanaj

“Kosova duhet të kaloj edhe ketë sfidë të shkëputjes nga kjo barrë e rëndë. Nëse është bërë krim, nga kushdoqoftë, duhet të denoncohet dhe kryesit përkatësisht urdhërdhënësit të dënohen. Kosova nuk ia ka për borxh askujt që ta amnistoj në dëm të sajë dhe të qytetarëve. Ne do të mund të ecim përpara vetëm atëherë kur çdo qytetarë të ndjehet i barabartë para ligjit. As të mos ketë kredi patriotizmi e as hipoteka servilizmi nga e kaluara trashëgimtare, por të matet performanca individuale e secilit. Të japë përgjegjësi secili për punën dhe mos punën e vetë. Të avancohet vetëm ai që e meriton me meritën e vetë e jo të përkatësisë familjare. Vetëm duke i nxjerrë vlerat e mirëfillta qytetare dhe duke e shndërruar nacionalizmin e sëmurë në patriotizëm pragmatik në shërbim të vendit, do të mundemi të ringjallemi dhe të avancojmë edhe si shoqëri edhe si komb në tërësi”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat