Çfarë është inflamacioni dhe cilat janë shenjat e para të këtij procesi

Shëndetësia

Çfarë është inflamacioni dhe cilat janë shenjat e para të këtij procesi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.Qëllimi I këtij procesi është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar janë shenjat kryesore se në organizëm ka një inflamacion. Kjo tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.

Ai mund të nxitet si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave por edhe stresit, obezitetit dhe çrregullimeve autoimunitare. Në raste të tilla, procesi i shërimit nuk shkon normalisht por inflamacioni qëndron aktiv duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës, artritit, depresionit, sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe kancerit.

Dy kategoritë e inflamacionit

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi, ndërsa inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Ushqimet më të mira kundër inflamacionit

Studiues të ndryshëm, të cilëve u referohet “agroweb”, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.

Bëhet fjalë për:

Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)

Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)

Kafeja (2 filxhanë në ditë)

Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)

Musli  (më pak se një racion në ditë)

Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)

Vaji i ullirit

Çokollata (një racion)

Ushqimet që nxisin inflamacionin

Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm:

Mishi i kuq i përpunuar

Patatinat

Pijet industriale

Yndyrnat e përpunuara

Ëmbëlsirat industriale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat