Ja pse duhet të hani gjithmonë në të njëjtin orar!

Shëndetësia

Ja pse duhet të hani gjithmonë në të njëjtin orar!

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:04
Ilustrim

Konsumi i ushqimit në të njëjtën orë ka një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë. Një studim amerikan i Universitetit të California, ka zbuluar se nëse konsumohen vakte të rregullta në të njëjtën orë, përmirësohet funksioni i trurit dhe luftohet harresa.

Ushqyerja e rregullt në të njëjtën orë, lufton sëmundjen e Huntington (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjeneruese, e cila prek shumë njerëz, sidomos në Evropë.

Ndjekja e një diete të shëndetshme sipas studimit, bazuar në vakte të rregullta dhe të konsumuara në të njëjtin orar, jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson avancimin e kësaj sëmundje, e cila është një lloj skleroze.

Studimi u zhvillua tek minjtë për tre muaj, ku pasi u ndoq një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, shëndeti i tyre u paraqit më i përmirësuar dhe truri gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat