Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit

Shëndetësia

Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salçicet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit

Çfarë Është Dhjamosja E Mëlçisë
Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë.

Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë.

Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato më të zhvilluara.

Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.

Roli i Mishrave Të Përpunuar Në Dëmtimin E Mëlçisë
Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion.

Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta.

Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.

Mishrat E Rekomanduar Për Shëndetin E Mëlçisë
Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12.

Megjithatë, këto ushqyes përfitohen nëse produktet e mishit konsumohen pa e tepruar dhe sidomos duke pasur kujdes për metodën e përgatitjes dhe gatimit.

Metoda e rekomanduar e gatimit të këtyre mishrave është zierja dhe avulli.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje që nxitet nga stili i jetesës.

Mjaftojnë disa ndryshime të rëndësishme në regjimin ushqimor dhe mëlçia mund të qëndrojë e shëndetshme dhe funksionet e saj të pacënueshme.

Ndër ndryshimet më të rekomanduara përveç heqjes dorë nga mishrat e përpunuar është edhe aktiviteti fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat