​Spider-Man fitoi rreth 253 milionë dollarë gjatë fundjavës në SHBA

Showbiz

​Spider-Man fitoi rreth 253 milionë dollarë gjatë fundjavës në SHBA

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Spider-Man: No Way Home fitoi rreth 253 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada gjatë fundjavës, duke vendosur një rekord përpara pandemisë së virusit korona, njoftoi sot kompania Sony Pictures.

Sipas Reuters, filmi gjeneroi 334.2 milionë dollarë shtesë në mbarë botën, duke i bërë të ardhurat totale të filmit prej 587.2 milionë dollarësh.

Rikthimi i filmit të suksesshëm dha një "tronditje" shumë të nevojshme për kinematë që u përpoqën të tërhiqnin shikuesit gjatë krizës COVID dhe përhapja e virusit korona të variantit omicron ka ngritur shqetësime të reja, sipas Reuters.

Filmi amerikan superhero i bazuar në personazhin e Marvel-it, Spider-Man, është bashkëprodhuar nga Columbia Pictures dhe Marvel Studios, ndërsa realizimi është bërë nga Sony Pictures.

Është një vazhdim i Spider-Man: Far from Home (2019) dhe është filmi i 27-të në Universin e Filmit Marvel.

Luajnë Tom Holland, Zendeya, Benedict Cumberbatch, Jacob Batalon, John Favreau, Jamie Foxx, Willem Dafoe, Alfred Molina, Benedict Wong, Marisa Tomey, Andrew Garfield dhe Toby Magwayer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat