Rudina Hajdari: PD po gabon, s’kam objektiv lëvizje të re politike!

Shqipëria

Rudina Hajdari: PD po gabon, s’kam objektiv lëvizje të re politike!

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 06:54
Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka vendosur të flasë dhe thotë se nuk do të ndalet më. E pranishme në studiot e A2 News, vajza e Azem Hajdarit mohoi se objektivi i saj është formimi i një lëvizje të re politike.

Sipas saj, ka ardhur koha e një “lufte shumë të madhe” për të pasur një dialog më të hapur dhe reflektues brenda strukturave të Partisë së bashkëthemeluar nga babai i saj. Kjo, në mënyrë që “të jenë të qarta politikat e djathta të partisë” dhe të gjejnë sërish përfaqësim shtresa si intelektualët, ish-pronarët, të persekutuarit e regjimit që sipas saj “nuk e kanë gjetur mbështetjen ashtu siç duhet”, dhe që tundohen nga politikat “e djathta” të Ramës.

Hajdari komentoi edhe polemikat e shkaktuar nga një deklaratë e saj për dorëzimin e mandatit të deputetit në shenjë proteste dhe në solidarizim të protestës studentore. Sipas saj, edhe pse fillimisht ajo kishte menduar të bashkohej me ta për t’i përfaqësuar si figurë e re, më pas u tërhoq sepse konstatoi që studentët “nuk kanë dëshirë të përfaqësohen nga askush”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat