Bashkia e Fierit sistemim të kanalizimit të ujërave të bardha në Qenas

Shqipëria

Bashkia e Fierit sistemim të kanalizimit të ujërave të bardha në Qenas

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Punimet

Në fshatin Qenas, Fier, po ndërhyhet në sistemin e kanalizimit të ujërave të bardha.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, theksoi se “kemi nisur një nga punët më të mëdha dhe të rëndësishme për bashkinë, punë e cila nuk do të ndalet deri në urbanizimin e plotë të gjithë zonës informale”.

Sipas tij, kjo punë nuk është përfundimtare, por një ndërhyrje emergjente, që do i japë zgjidhje situatës aktuale.

“Ndërhyrja rrënjësore do të fillojë vitin e ardhshëm, nëpërmjet projektit tashmë të hartuar, finalizuar dhe financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KFW, që do të zgjidhë përfundimisht problematikën që mbart sot gjithë zona informale nga Qenasi, deri në Mbrostar Ferko”, tha Subashi.

Bashkia e Fierit prej shumë kohësh po punon për sistemimin e kanaleve të ujërave të bardha, si dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat