Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për Vetting-un në politikë

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për Vetting-un në politikë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Kuvendi i Shqipërise

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për Vetting-un në politikë. Opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, ndërsa shumica pritet që të rrëzojë draftin.

Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ‘OK’, nisma do të konsiderohej.

Dje Kuvendi rrëzoi me 76 vota pro dhe 22 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10997, datë 13.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat